Akuzohet për trafikim emigrantësh/ Arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Preç Zogaj e kërcënon Andrea Stefanin se ka një vendim gjykate që do ia ngulë me gozhdë në lule të ballit. Më parë Andrea i ka thënë shkrimtarit se është spiun i Sigurimit. Kjo skenë e dhunshme, që të shtie krupën, zhvillohet në emisionin e Blendi Fevziut, le të themi piazza më e rëndësishme e debatit politik në Shqipëri. Ky është emisioni që gëzon popullaritetin më të madh, i cili në shifra përkthehet në audiencë.
Gazetari që drejton bisedën është gati i pafuqishëm për ta ndalur histerinë që i ka përfshirë mysafirët e tij. Ka çaste tek bëhet lutës që ata mos ta marrin personale, por tashmë zgjidhja e vetme e konfliktit është marria e grushtave. Kjo për fat nuk ndodh, dhe biseda tërhiqet tek çështja e CEZ-it. Emisioni ia del dhe shkon deri në fund. Qëllimi i programit është skandali i CEZ-it, por të nesërmen mbahet mend vetëm kërleshja e të ftuarve dhe ajo gozhda në ballë, e cila shoqërohej me refrenin ?maskara?. Në fakt, duhej të flisnim për punën e CEZ-it, por këtë e harroi tollovia e studios, e cila në talk show-un shqiptar është kthyer qëllim në vetvete. Madje, edhe kur intervistat janë sy më sy, gazetari kërcen si i pickuar prej mizës së kalit dhe ndërpret, bën oponencën, ka nevojë ta thotë ashiqare që po bën kundërshtinë, nuk e lë bashkëbiseduesin ta çojë në mbarim fjalinë, dhe në fund del një bisedë tip alfabeti mors, pikë, vizë, pikë.
Në televizor, kudo ku ka biseda në grup, sheh njerëz që përpiqen t?u dalë e tyrja jo vetëm në politikë, por edhe tek temat e modës, sportit, kuzhinës, shijuesve të verës, kronikës rozë. Gjithandej ka bujtës që grinden, që janë harbutë, me gozhdë e dëshmi me vete.
Për vite të tëra më qëllon të shoh Vespën në RAI 1. Besoj se formati i tij është tëpkë si i Blendit. Të dy moderatorët e mirënjohur ngjajnë shumë në mënyrën si drejtojnë, në thellësinë e taruar të trajtimit të temës, madje edhe në mënyrën si përpiqen të bëjnë P.R.-në e librave të tyre. Por, mysafirët e Vespës janë më të duruar, dëgjojnë shoqi-shoqin; janë të ashpër shumë shpesh, ama nuk bien a çohen nga kolltuku që të marrin fjalën. Rrallë, shumë rrallë, ndodh që të ketë prishje të një rregulli të artë të komunikimit: ?në fillim dëgjoj, pastaj flas?. Nëse kjo ndodh, mikpritësi ndërhyn, tërheq vëmendjen, e pse jo, përcjell reklamat derisa të qetohen gjakrat. Kjo, sepse duhet patur një fije respekt për atë anonimin që të sheh.
Kam frikë se çka po them tingëllon skolastike, sepse, në fakt, e tillë është. Debatet televizive të një peshe të lartë, si ato të Fevziut, ndërtohen në bazë të këtij rregulli, dhe jo të ligjit të xhunglës, ngase i zoti i shtëpisë, moderator, ndërton një bisedë për një qëllim më të lartë se sherri, i cili herën e fundit ishte CEZ-i. Në këtë këndvështrim, emisioni dështon, ndërsa në pikëpamjen e audiencës fiton, sepse kur kërcet karrigia kokës ka përherë shikueshmëri. Jerry Springer e bënte një talk show të tillë në SHBA, por nuk besoj se gëzonte respektin popullor, kurse shikueshmërinë, pa dyshim.
Në fund mysafirët zgjidhen. Për një fjali tek një libër i Ismail Kadaresë, Mitrush Kutelin po dëshirojmë ta vëmë në diskutim, ta fshijmë nga historia e letërsisë shqipe, se ndoshta ka qenë i mobilizuar në ushtrinë naziste. Po ky tjetri, me këtë vendimin e gjykatës, pse paska gozhdë që ta ngul në lule të ballit? Dhe të mendosh se është i njëjti që do emisione të mëparshme nuk kishte besim tek gjykatat dhe drejtësia shqiptare!
Në këtë rast ka gjasa të shkojë një shprehje e psikologut amerikan, Abraham Maslow-it, të cilën e gjeta në faqenGegnishtja: ?Kur në dorë të ka ngelë vetëm çekiçi, atëherë çdo gjâ që sheh të duket si gozhdë.? /tesheshi.com/
...
Dokumentari i ri i kineastit Davis Guggenheim He Named Me Ma...
Enri Çeno, do të jetë një tjetër kandidat në garë për kreun ...
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=1AOBEzF3_08&fe...
Janë shpallur në kërkim pedagogu Fran Qafa dhe sekseri, të c...
Në kuadrin e një operacioni të koduar “Llufa”, Sektori Kundë...
Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu ka bërë me di...
Në mbrëmjen e datës 15.10.2015, në seancën e Kuvendit të Shq...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar përmes ...
Kreu i PD, Lulzim Basha shpalli garën për kreun e ri të FRPD...
Nga Enkelejda Veliu I nderuar zoti Basha, kryetari im dhe i ...
Ortaku i deputetit socialist Sadri Abazi, ka shpallur kandid...
Sot në mesditë kreu i PD në Korçë, Andrea Mano, ka njoftuar ...
Sot është 16 tetori…Ditë shiu, krejt e zakonshme. Për aktivi...
Petrit Sinaj, kryetari i bashkisë Berat dhe familjar i Kreut...
Drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë, Arian Cani ka denoncuar p...
Nëse deri dje ajo ishte një nga deputetet më aktive, sot për...
Kroacia, së cilës ju hapën dyert e BE pas arrestimit të krye...
Drejtuesi i emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel, Edi ...
A ja jep te drejten ligji policit te vere prangat zvarre? Gj...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...