web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kosovë / Opozita bojkoton mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

14 Tetor 2015, 08:51, Kosova & Bota CNA

Partitë opozitare: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është thirrur që të mbahet sot  në orën 11:00, por opozita, sikurse edhe mbledhjet e kaluara, do ta bojkotojë edhe këtë.

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosja  ka konfirmaur se opozita nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje.

?Nuk do marrim pjesë në këtë mbledhje? është shprehur Krasniqi.

Blloku opozitar përveq bojkotit të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit, ka bojkotuar edhe punët e Komisioneve Paralmanetare,  e po ashtu po bllokon edhe punimet e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Të gjitha këto veprime opozita po i bën në kundërshtim të marrëveshjes për Asocacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.

 





08:07 Kosova & Bota

Siria predha Izraelit

Disa predha të lëshuara që nga Siria  ranë në pjesën e pusht...

Lajmet e fundit nga