Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kastriot MYFTARAJ
Dje sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku dha një konferencë për shtyp me rastin e ndeshjes Serbi Shqipëri. Për praninë ose jo të tifozëve serbë në stadiumin e Elbasanit, Shulku tha, e citoj fjalë për fjalë:
?Nuk është e vërtetë që do të ketë tifozë serbë në stadium. Atëherë bëhet fjalë, mund të ketë dhe ndonjë abuzim me ndonjë media në këtë rast, por bëhet fjalë, për një grupim studentor që një marrëveshje e inicuar nga qeveria shqiptare dhe qeveria serbe, në një mbledhje që është organizuar në Berlin me kancelaren Merkel.?
Këta të ashtuquajtur studentë serbë mund të jenë studentë në cdo mjedis tjetër, në zyrën e Edi Ramës, në Universitetin e Tiranës, por në stadium janë thjesht tifozë, në këtë rast tifozë serbë. Prania e tyre në stadium përgënjeshtron fjalët që tha Shulku në emër të FSHF se në stadium nuk do të ketë tifozë serbë. FSHF, Shulku dhe Edi Rama e dinë mirë se prania e tifozëve serbë në stadium është në kundërshtim me marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes dy federatave të futbollist, asaj serbe dhe asaj shqiptare, me ndërmjetësinë e UEFA, me rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri në Beograd. Sipas kësaj marrëveshjeje, të dy ndeshjet të luheshin pa praninë e tifozëve të skuadrës udhëtuese. Pra nuk do të kishte as tifozë shqiptarë në ndeshjen e luajtur në Serbi dhe as tifozë serbë në ndeshjen e luajtur në Shqipëri. Secila palë do të hynte në stadium, në vendin pritës, vetëm me lojtarët e përfaqësueses dhe stafin teknik të saj, si dhe me delegacionin zyrtar të federatës përkatëse. Shqipëria e respektoi marrëveshjen vitin e kaluar. Meqënëse prania e tifozëve shqiptarë ishte e ndaluar, edhe anëtarët e delegacionit zyrtar të FSHF nuk u lejuan të ekspozonin qoftë edhe një shall kuqezi në stadium. Vitin e kaluar marrëveshja u zbatua në dëm të Shqipërisë dhe në përfitim të Serbisë.
Tani që do të luhet ndeshja në Shqipëri, marrëveshja është shkelur, por përsëri në dëm të Shqipërisë dhe në përfitim të Serbisë, e cila gjithsesi do të ketë tifozë në Elbasan. Nuk ka rëndësi se sa tifozë serbë do të ketë në Elbasan, 70, 700 apo 7. Rëndësi ka që Shqipëria vetëposhtërohet duke shkelur në dëm të vetvetes një marrëveshje ndërkombëtare. Nismëtar i shkeljes së marrëveshjes është Kryeministri Rama. Duke e kuptuar këtë gjë, Rama kërkoi që me anë të Shulkut, deklarata e të cilit kishte dalë nga zyra e Ramës, t? ia kalonte kancelares gjermane përgjegjësinë për shkeljen e marrëveshjes mes dy federatave të futbollit dhe UEFA-s. Përfaqësuesi i FSHF u përpoq që të na e paraqiste këtë shkelje të marrëveshjes mes dy federatave dhe UEFA-s, si një pasojë të një marrëveshjeje të arritur mes dy qeverive, asaj serbe dhe asaj shqiptare, në Berlin, me ndërmjetësinë e Kancelares Merkel. Këtë Shulkun e venë të genjenjë por nuk e mësojnë saktë as si të gënjejë. Takimi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor është mbajtur në gushtin e vitit të kaluar, para ndeshjes së Beogradit, Serbi-Shqipëri. Nëse Merkel do të kishte pasur një sugjerim të tillë për dy kryeministrat, atë shqiptar dhe atë serb, atëherë ishte dashur që fillimisht të kishte qenë kryeministri serb Vuçiç ai që duhet të kishte ftuar 70 studentë nga Shqipëria, për të parë ndeshjen në Beograd. Por Vuçiç nuk e bëri një gjë të tillë. Para ndeshjes Serbi-Shqipëri vitin e kaluar as që u tha se Qeveria Serbe ka detyrim të ftojë 70 studentë nga Shqipëria sipas një marrëveshjeje të arritur në Berlin, nën kujdesin e Zonjës Merkel.
Merret vesh, FSHF dhe Shulku e përziejnë Merkelin në këtë histori për të mos ia lënë përgjegjësinë njeriut që e mban vërtet atë, Edi Ramës. Ironia është se FSHF e përgënjeshtroi Shulkun, domethënë vetveten për shkak se videoregjistrimi i konferencës për shtyp të Shulkut që u vendos në faqen zyrtare online të FSHF nuk përmbante gjysmën e fundit të fjalisë: ?në një mbledhje që është organizuar në Berlin me kancelaren Merkel.?
Kjo gjë ndodhi pas reagimit të Ambasadës Gjermane ndaj FSHF. Ambasada Gjermane i ka bërë me dije FSHF se zonja Merkel nuk ka lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar përgënjeshtrim. Deri në këto momente FSHF është mjaftuar duke e hequr referimin ndaj Merkel në faqen e saj zyrtare.
FSHF po merr një përgjegjësi shumë të rëndë duke pranuar të bëjë lojën e papërgjegjshme të Kryeministrit Rama, për të pranuar tifozë serbë në stadiumin e Elbasanit. Vetë Kryeministri Rama po merr një përgjegjësi tmerrësisht serioze për të cilën ai nuk duket të jetë i vetëdijshëm as përsëlargu.
A e mendon FSHF dhe Kryeministri Rama se çfarë përshtypje poshtëruese do të bëjë te tifozët shqiptarë në stadium dhe te teleshikuesit shqiptarë, te vetë lojtarët shqiptarë në fushë, prania e tifozëve serbë me simbole kombëtare serbe, në stadium, kur në ndeshjen e Beogradit nuk pati asnjë tifoz shqiptar me simbole kombëtare shqiptare? Ae mendojnë se çfarë përmasa do të marrë kjo çështje nëse ndeshja përfundon me një rezultat të padëshiruar për Shqipërinë?
Një tjetër çështje e çuditshme në konferencën për shtyp të Shulkut ishte ?informacioni? që ai dha për Ismail Morinajn, i njohur edhe si Ballist Morina. Me artikulimin e vet të çartur Shulku tha: ?Unë po të jap një informacion që Ballist Morina ditën e ndeshjes, nuk e di, nuk do të jetë, është një mijë përqind e sigurtë, që nuk do të jetë në stadium.?
Si mund të jetë Shulku, domethënë FSHF, jo 100% por 1000% i sigurt se Ismail Morinaj nuk do të jetë në stadium? Kuptohet kjo mund të ndodhë vetëm në rastin kur Morinaj do të jetë nën kontroll policor gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes. Pra, Shulku për këtë çështje bëri edhe zëdhënësin e Policisë së Shtetit përveçse të FSHF. Dikush i tha atij që ta jepte këtë informacion dhe ky dikush është sigurisht Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk mund ta jepte zyrtarisht këtë informatë, sepse Morinaj nuk është nën hetim për aktin që pretendon se bëri në Beograd, vitin e kaluar. Madje, shteti shqiptar, me anë të Zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit pranë Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, domethënë një zyrë qeveritare, në dt. 16 janar 2015, i ka dhënë Ismail Morinajt, të njohur me nofkën Ballist Morina, çertifikatën zyrtare për të drejtën e autorit për veprën me titull ?AUTOCHTHONOUS?, sipas një kërkesë që ka bërë Morinaj në të njëjtën ditë, në 16 janar. Sipas çertifikatës të nënshkruar nga drejtori i Zyrës Shqiptare për të drejtat e autorit, vepra me titull AUTOCHTHONOUS? kategorizohet sipas nenit 7/dh të Ligjit ?Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të?.
Me titullin e mbajtësit të së drejtës së autorit të flamurit të zi të dronit, Morinaj ka të drejtë jo vetëm që të mos i bindet Policisë së Shtetit kur kjo ta marrë për ta çuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për ta mbajtur atje në kohën që do të luhet ndeshja, por madje edhe të padisë FSHF-në në Gjykatë që shpall ndalimin e tij për të hyrë në stadium. Përveç këtyre, Morinaj ka të drejtë madje edhe që ta padisë në Gjykatë Policinë e Shtetit për shkak se nuk lejon që vepra ?AUTOCHTHONOUS? të futet në stadium nga tifozët dhe të ekspozohet atje.
Morinaj nuk do të bëjë asgjë nga këto. Njeriu i cili supozohet të ketë kryer aktin e vet në Beograd, duke çarë përmes mijëra policëve dhe xhandarëve serbë, do të shkojë si një dele e urtë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për ta parë atje ndeshjen me policët e shërbimit. Kjo tregon qartë se Morinaj nuk është autori i ngritjes së dronit në Beograd, por vetëm sa e ka marrë përsipër ngritjen e dronit, ashtu siç iu interesonte serbëve, që këtë akt ta merrte përsipër një shqiptar.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka njoftuar se ka nisur puna për...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një shkrim ku denonco...
Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për dy inspektorë...
Partia Socialiste në riorganizimin e strukturave , synon që...
Efekivët e policisë së Durrësit kanë arrestuar dy persona pë...
Policia e Vlorës ka arrestuar 35-vjeçarin, Floren Metushaj,...
Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar përmes profilit t...
Ajo është një nga të mbijetuarat në atentatin e mbrëmjes së ...
Shumicë e re në Parlamentin Shqiptar apo thjeshtë një ëndërr...
Familja Oskian kishte hapur dyert e mortit për humbjen e vaj...
Kush i mori 10 përqindëshin e komisionit? Kush i ka marrë ...
...
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publik...
Si pasojë e një aksidenti të ndodhur para pak minutash, kanë...
Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë qëll...
Policia ka arrestuar ish-Kryetarin e Komunës së Velipojës në...
Kështjella e Drakulas është e vendosur në verilindje të Tran...
Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka deklaruar se eksponentë...
Ngritjen në detyrë e mori ndërsa proçesi gjyqësor ishte në v...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...