Degradon gjuha e përdorur në Kuvend, Braçe-Halimit: Boll ore legen! Boll ore maskara
Një debat banal ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ...
Avokati i Popullit, Igli Totozani në një konferencë për media ka kërkuar që t’i kushtohet më shumë vëmendje moshës së tretë.
Sipas tij, vetëm miratimi i statusit të kësaj moshe, do të garantojë të drejtat e tyre si dhe përcaktimin e minimumit jetik në Shqipëri.
Deklarata e plotë:
?Të nderuar përfaqësues të Medias,
Kam kënaqësinë të dal sot përpara jush së bashku me disa nga përfaqësuesit e shoqatave në mbrojtje të të drejtave të moshës së tretë në Ditën e të Moshuarve:
Osman Terziu, Shoqata për Integrim të Pensionistëve të Shqipërisë
Ilia Tela, Shoqata Shqiptare e Demoigrafëve
Ermira Pirdeni, Drejtore Ekzekutive (ASAG) Shoqëria Shqiptare për të gjitha moshat
Që në nisje të mandatit tim si Avokat Populli dhe deri tani, respektimi dhe garantimi i të drejtave për të moshuarit, trajtimi i shqetësimeve dhe problemeve të tyre, kanë qenë prioritet i punës sime dhe stafit të institucionit që drejtoj.
Kemi instistuar në vazhdimësi për hartimin e një ligji të posaçëm në favor të të Moshuarve ? duke e konsideruar këtë, si një mekanizëm për ndryshim dhe përmirësim të cilësisë së jetës së tyre. Përmes rekomadimeve të njëpasnjëshme kemi kërkuar miratimin e Statusit të Moshës së Tretë, me qëllim garantimin e të drejtave për të moshuarit. E kemi nisur trajtimin e kësaj çështje që në vitin 2012. Në muajin Shkurt 2015, rekomanduam miratimin e projektligjit ?Për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe plotësimit të nevojave për moshën e tretë?. Por aktualisht të drejtat e të moshuarve është parashikuar të përfshihen specifikisht në disa akte ligjore dhe nënligjore. Duke gjykuar se të moshuarit duhet të kenë një ligj të tyre specifik, kemi përsëritur rekomandimin më datë 21 Shtator 2015 dhe po presim përgjigje.
Një tjetër shqetësim, është edhe mungesa e llogaritjes së minimumit jetik në Shqipëri. Kjo gjë ende nuk është bërë pavarësisht kërkesave dhe rekomandimeve disavjecare. Ky minimum jetik, nuk është vetëm një tregues që lidhet me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale, por bazuar në të, përcaktohen edhe nivelet e përfitimeve në skemat e mbrojtjes shoqërore. Pensionet e pleqërisë, në Shqipëri aktualisht janë të pamjaftueshme dhe nuk mbështeten në koston reale të jetesës. Masat e pensioneve mbeten shumë të ulëta për një jetë dinjitoze për të moshuarit. Madje, ka dhe një kategori të moshuarish, të cilët nuk janë në kushtet për të përfituar pension pleqërie dhe duhet që të presin moshën 70 vjeç për të përfituar pension social, në masën e 6700 lekëve në muaj.
Kemi kryer inspektime në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Kavajë dhe Qendrën Ditore Polivalente, Kamëz. Në pjesën më të madhe të këtyre qendrave, kemi konstatuar se duhen bërë investime për përmirësimin e cilësisë së jetesës së të moshuarve.
Avokati i Popullit do të jetë gjithmonë një aleat dhe një zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të moshuarve, në funksion të krijimit të një shoqërie për të gjitha?, përfundon Totozani.
Një debat banal ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ...
Policia e Tiranë ka nisur një aksion kundër taksive të palic...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur sërisht për cështjen...
Koalicioni PS-LSI përcahet në Këshillin Bashkiak të Prrenj...
Kreu i LRI, Endrit Braimllari ka folur në lidhje me akuzat e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme të Ba...
Berisha ka marrë fjalën në Kuvend në lidhje me aferën “CEZ”....
Pas Metës, fjalën e ka marrë deputeti i PD-së, Ridvan Bode....
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur në Kuvend në lidhje me c...
Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka mbajtur fjalën e saj ...
Ka nisur seanca pleanare në Parlamentin e Shqipërisë.Kreu i ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur jashtë ambjenteve të...
Efektivët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik e Finaniciar të...
Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e cila është ...
Sot është “Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve”.Bashkia e Tira...
Ambasada e SHBA ne Tirane, ka publikuar udhezimet per LOtari...
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ne nje postim t...
Sotme hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada ame...
Një shkrim i Artan Lames në lidhje me pllakatën e sultan Sul...
Një tjetër krisje që nuk po ndalet dhe përpiqet të mbahet e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...