Kush e takoi Kastriot Ismailajn në burgun e Fierit?
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, udhëroi dje proku...
Nikollë Lesi pati guximin të publikonte një fjalë që qarkullonte prej gati një muaji në Tiranë. Në Vjenë është organizuar një takim mes Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës. Lajmi i gazetës ?Koha Jonë? u bë edhe më i besueshëm sepse vetë Basha i kishte paraprirë duke dhënë shpjegime të hollësishme përse kërkonte dorëheqjen e Ilir Metës dhe jo të kryeministrit Edi Rama.
Prej shumë ditësh flitet shkoqur për një marrëveshje e cila kërkon eliminimin politik të Ilir Metës. Bëhet e sigurtë se palët kanë rënë dakord për një ligj të ri elektoral, ku Shqipëria do të ketë gjashtë rajone, gjashtë lista të mbyllura proporcionale (sërish kryetarë monarkë), dhe primin e famshëm, i cili i jep forcës së parë një bonus deputetësh për të garantuar qeverisjen, siç ndodh rëndom në Greqi. Kjo do të ishte vetëvrasje për Partinë Demokratike, e cila edhe në rezultatin e saj më të mirë elektoral, atë të vitit 2009, nuk ia doli të marrë më shumë vota se Partia Socialiste (veç 22 marsit 1992). Megjithatë, fjalë janë!
Po kështu, thuhet që është rënë dakord për ndryshimet kushtetuese, për reformën në drejtësi, duke i kthyer këto reforma rrënjësore në bipolare, pa pyetur askënd tjetër nga aktorët politikë vendas.
Kjo marrëveshje mund të jetë dhe shkaku i përhapjes së idesë së një qeverisje me bazë të gjerë, PD-PS. Mediatikisht mbështetësit janë të shumtë, megjithëse në këtë rast Babaramo do të thoshte se çdo deviacion gjenetik pjell monstra.
Deri më tani askush nuk e ka përgënjeshtruar Nikollë Lesin, ndërsa hamendësimet janë bërë zeje e preferuar si nga ata që i ka bërë të njohur gruaja, si nga ata që janë bërë vetë.
Problemi qëndron se marrëveshja, nëse është kryer, ka vetëm dy palë, Ramën dhe Bashën. Mungon Berisha. Ky i fundit ka mbajtur një takim të martën me gazetarët (zakonisht del të mërkurën), dhe në dyzet minuta i është përveshur kreut të qeverisë për çështjen e CEZ-it. Nuk është fshehur, por ka bërë dallimin e qëndrimit të Metës për gjykimin ndërkombëtar dhe e ka orientuar opozitarizmin edhe një herë drejt Ramës, të cilin nuk harron kurrë ta thërrasë me emër të plotë. Në anën tjetër, Meta ka kujtuar që është malësor, dhe po tha ?po?, i vdiq nëna asaj pune. Pra, të mënjanuarit e Vjenës treguan ?burrni?.
Jo shumë orë më pas, Lulëzim Basha, njeriu që shpjegonte një ditë më parë përse kërkonte vetëm dorëheqjen e Metës, lëshon një tekst në faqen e tij elektronike që e akuzon kryeministrin se na i ka falur CEZ-it 600 milionë euro, dhe risjell në kujtesë qarkun e Fierit dhe ato kohë të vështira kur qeveria përpiqej ta zbuste mërinë e Stefan Fyles duke i ndarë një copë tortë për të birin.
Ndoshta marrëveshje nuk ka, dhe kjo mund të jetë thashethem Tirane që joshi Nikon, por nëse ka, Rama i bie të jetë lodhur kot. Duhet të ishte takuar në Vjenë me Berishën, se ky tjetri të lë në gjysmë të rrugës dhe të nxjerr keq, si puna e analizave tek Fevziu, që në këtë këndvështrim u ngjajnë parashikimeve të Jorgo Pulës për yjet! /tesheshi.com/
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, udhëroi dje proku...
Më 2 tetor do të hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV 2...
Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Gjykatës për ...
Zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi ka paraqitur dorëheqjen ...
Që politika shqiptare ka hyrë në një krizë të thellë, këtë n...
Efektivët e Policisë së Korçës kanë arrestuar dy femra pasi ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar plantacionet mas...
Një grabitje me armë ka ndodhur në një kazino në zonën e “Al...
Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një interviste për “Reuters”...
Në Portin e Durrësit është zhvilluar një protestë e punonjës...
Mbledhja e Komisionit të Medias nuk është zhvilluar ditën e ...
Ka përfunduar takimi ndërmjet ministrit të Brendshëm, Saimir...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është takuar ditën e sot...
Efektivët e Policisë kanë sekuestruar dhe asgjësuar një ton...
...
Edhe pse mbrojtja e Anglishtes eshte nje kusht per te vazhdu...
Shkencëtarët në agjencinë amerikane të hapësirës njoftuan se...
Kryeparlamentari Ilir Meta ka trokitur gotën me ish-Kryemini...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...