web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmetaj: Momenti i duhur për të ardhur në Shqipëri investitorët francezë

30 Shtator 2015, 12:54, Aktualitet CNA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka ftuar investitorët francezë të marrin pjesë në projektin e gazifikimit të vendit, për eksplorimin e blloqeve të lira të naftës dhe në projektin e gazsjellësit Adriatio-Jonian.

Ai është takuar në Paris me investitorët francezë.

?Regjimi ynë fiskal është shumë i thjeshtë dhe me shkallë të ulët, shumë interesant për kompanitë franceze. Por, dua të them që zonat e lira ekonomike, të cilat unë i prezantova këtu dhe të gjithë ato incentiva fiskale, lehtësi tatimore apo proceduriale që ne afrojmë nëpërmjet projektit të zonave ekonomike, pati një interes të drejtpërdrejtë dhe intensiv nga pothuajse të gjitha kompanitë. E konsiderojnë zonën ekonomike si një gjetje, edhe për faktin sepse nga ana logjistike është pozicionuar në një vend shumë interesant, në afërsi të portit të Durrësit, port i cili në të ardhmen mund të shërbejë edhe si port i rajonit?, është shprehur  Ahmetaj.





09:21 Aktualitet

Tahiri takon Metën

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është takuar ditën e sot...

Lajmet e fundit nga