Pas operacionit italian ?Krahu i hekurt? ku u sekuestrua një avion i vogël që dyshohet se transportonte drogë nga Shqipëria në Itali të tjera detaje bëhen me dije për grupin e goditur me 7 shtator në Torino. Piloti italian Pasquale D?Ambrosio i cili rezulton të jetë një prej personazheve kryesore te grupit rezulton të ketë udhëtuar drejt Shqipërisë plot 4 herë gjatë vitit 2015. Prokuroria e Torinos dhe Inter-forca Italiane po bashkëpunojnë me autoritet shqiptare për të zbuluar me shumë rreth aktivitetit të D?Ambrosios në Shqipëri. Ndërsa mësohet se një përfaqësues i prokurorisë së Torinos dhe policisë italiane të kenë mbërritur në Tiranë. Një grup oficerësh të drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda janë vënë tashmë në punë për të identifikuar të gjitha lëvizjet që ka kryer në Shqipëri dhe personat ka takuar gjatë udhëtimeve të tij kryesisht 24 orëshe që 58 vjeçari. Më konkretisht sipas informacioneve nga burime të grupit hetimor bëhet me dije se Pasquale D`Ambrosio të ketë hyrë dhe dalë nga Rinasi në këto data:
HYRJET DALJET
3 GUSHT 2015 04 GUSHT 2015
28 PRILL 2015 29 PRILL 2015
26 MARS 2015 27 MARS 2015
17 SHKURT 2015 20 SHKURT 2015
Sipas të njëtave burime, paraprakisht nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se gjate dy udhëtimeve të fundit D`Ambrosia të ketë takuar tre shtetas nga Vlora në Tiranë. Identiteti i këtyre personave nuk mund të bëhët publik për arsye hetimi, njëri prej shqiptarëve që ka takuar rezulton të jetë dhe boss-i që siguronte marijuanën në Shqipëri, ky person rezulton të jetë lidhje e afërt shoqërore e shtetasve Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj. Deri në këtë fazë të parë të hetimeve janë arrestuar 2 shtetas shqiptar Maksim Llanaj 37 vjecc dhe Fitor Alliaj 43 vjeç i njohur me pseudonimin Vito si dhe dy italianët Pasquale Dambrossio 58 vjecc piloti avionit dhe Rosario Camprisi 60 vjecc
Të arrestuarit
1. Maksim LLANAJ -37 vjeç Dusharak Vlorë i gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
2. Fitor ALLIAJ, 43 vjeç Dusharak Vlore me preçedent penal.
3. Pasquale D?AMBROSIO 58 vjeç , Angera (VA), me preçedent penal.
4. Rosario CAMPISI 60 vjeç Borgosesia (VC), me preçedent të shumtë penal.
Sipas hetimeve rezulton se në daten 31 gusht, shtetasi italian Pasquale D?Ambrosio në pilotim të avionit të tij ultra të lehtë model ?Dynamic?, i modifikuar posaçërisht për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike, u ul në Leçe. Nga përgjimet rezultoi se në datën 1 shtator ai do të nisej për në Shqipëri nga ku, duke ndjekur të gjitha mënyrat operative të realizuara edhe në rastin e importimit të parë të kryer nga grupi me të 4 Qershor 2015 (80 kg marijuanë), duhet të mbërrinte në një zonë të papërcaktuar në territorin shqiptar dhe të transportonte 120 kg marijuanë. Për shkak të disa rrethanave të paparashikuara, grupi kriminal nuk e realizonte deri në fund udhëtimin dhe D?Ambrosio është kthyer me avionin e tij.
Ambasadori Raunig: Informacioni nga shkrimet e mediave. Laps...
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, me linjen ajrore ‘’ALITA...
Është mbyllur faza e parë e dorëzimit të dosjeve nga dhjetra...
Ne Korce me shume se kudo respektohet ligji, ai lyp duke i r...
Nje 43 vjecar nga qyteti i Korces rezulton i zhdukur prej 9 ...
Kronika e zezë italiane dokumenton pothuajse cdo ditë ngjarj...
“Rroga ime është 700 euro në muaj si në asnjë vend tjetër n...
Adriatik Llalla nuk di të ndalet. Në kredon e tij për të pre...
Armand Shkullaku mendon se Lulzim Basha e ka të vështirë të ...
Partia Demokratike ka përkujtuar sot 17 vjetorin e vrasjes s...
Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj, gjatë n...
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseda Shehaj, ka da...
Arqipeshkëv Vincenzo Paglia, një prej themeluesve të Sant’ E...
Postriba erdhi si rrjedhojë e terrorit të ushtruar në Shkodë...
Renditja e 200 kompanive më të mëdha në vend sipas xhiros në...
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia...
Edhe mediat greke i kanë kushtuar vëmendje raportit të OSBE-...
Letra e kryeministrit Edi Rama drejtuar ministrave, ka revol...
Në dhjetor të vitit 2004 me dy bashkëpunëtorë të tjerë, kur ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...