Emigrantët, Europa dhe feja
Udhëheqësit e Francës dhe të OKB-së dënuan sot zyrtarët, të ...
Shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker po bën thirrje për zbatimin e një plani që parashikon kuota të caktuara refugjatësh që mund të pranojë secili vend i Bashkimit Evropian. Vetëm pak muaj pasi Bashkimi Evropian shmangu daljen e Greqisë nga eurozona, kriza e refugjatëve është bërë sfida më e madhe e bllokut prej 28 anëtarësh.
Zoti Juncker pritet të shpallë nesër një plan të zgjeruar, në bazë të të cilit çdo vend i Evropës do të duhet të pranojë kuota të caktuara refugjatësh gjatë dy viteve të ardhshme. Plani mund të përfshijë deri në 160 mijë refugjatë. Pjesën më të madhe do ta merrnin Gjermania, Franca dhe Spanja, të ndjekura nga Polonia, Holanda, Rumania, Belgjika dhe Suedia.
Ndërkohë që mijëra refugjatë nga Siria dhe vende të tjera të shkatërruara nga lufta marrin rrugën nga Hungaria për në Gjermani dhe destinacione të tjera të Evropës perëndimore, mijëra janë bllokuar në Greqi dhe Maqedoni, pa asnjë shenjë se kur mund të lëvizin.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se rreth 30,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi, prej të cilëve vetëm në ishullin Lesbos janë 15 deri në 18 mijë, ndërkohë që 7 mijë refugjatë sirianë ndodhen në Maqedoni. Ata presin të kalojnë nëpër procedurat e regjistrimit para se të lejohen të shkojnë dhe të kërkojnë azil.
Ministri i Brendshëm grek Janis Mouzalas citohet nga agjencia franceze e lajmeve të ketë thënë se gjendja në Lesbo është “në prag të shpërthimit.”
Zëvendës kancelari gjerman Sigmar Gabriel u tha gazetarëve dje se vendi i tij do të jetë në gjendje të pranojë deri në 500 mijë refugjatëve në vit gjatë disa viteve.
Gjermania ka thënë se pret që gjatë këtij viti të pranojë deri në 800 mijë refugjatë.
?Kjo do ta ndryshojë vendin tonë brenda disa viteve. Ne duam që ky ndryshim të jetë pozitiv dhe ne besojmë se mund ta arrijmë këtë,? tha kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.
Zonja Merkel ngul këmbë që Evropa të zbatojë një sistem të përbashkët për shpërndarjen e azilkërkuesve, në bazë të kuotave të detyrueshme për secilin vend.
Ndërkohë, qindra emigrantë u grumbulluan sot në një kamp pritjeje në Hungari pranë kufirit serb, pasi kishin kaluar nga Serbia.
Kampi, i ngritur në një fushë të hapur pranë qytetit kufitar Röszke, shërben si strehë e përkohshme për të sapoardhurit, kryesisht refugjatë nga Siria, të cilët kalojnë aty natën, para se të dërgohen në kampet e tjera të tranzitit.
Por këto kampe janë tashmë të mbipopulluara. Refugjatët janë të raskapitur dhe të traumatizuar, sidomos familjet me fëmijë, pasi nuk janë të përgatitur për të përballuar netët e ftohta me temperatura deri në 8 gradë Celsius.
“Unë ëndërroj dhe uroj. Nuk mendoj për asgjë. Jam e trishtuar, e sëmurë, ndjej dhimbje?, thotë avokatja 45-vjeçare Lejla nga Siria. Ajo thotë se udhëtimi ka qenë shumë i rrezikshëm.
“Dua t?i them gjithë Sirisë, mos ikni në këtë mënyrë. Unë shoh vdekje në çdo qytet,? thotë refugjatja.
Ndarjet e thella për mënyrën se si do të përballohet ky vërshim i emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia përbëjnë një kërcënim për vlerat e Bashkimit Evropian dhe imazhin e tij në botë. Ato mund të ulin aftësinë e tij për të vepruar së bashku në drejtim të reformimit të eurozonës dhe lehtësimit të borxhit grek.
Vetëm pak muaj pasi Europa shmangu me vështirësi daljen e Greqisë nga eurozona, kriza e refugjatëve është bërë sfida më e madhe e bllokut prej 28 anëtarësh.
Udhëheqësit e Francës dhe të OKB-së dënuan sot zyrtarët, të ...
Elasticiteti është përcaktuar si aftësia për tu rimëkëmbur n...
Analisti Andrea Stefani mbahet mend për të famshmen togfjalë...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në ak...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka refuzuar ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook l...
Policia ka arrestuar një inspektor të Drejtorisë së Tatimeve...
Alba Mallezi, bashkëshortja e botuesit Karlo Bolino, ka sulm...
Mos i trembni njerezit. Mos i godisni ata qe punojne. Ishte ...
Megjithëse të dy mbështetës të Kryeministrit Rama, dashuria ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka njoftuar se do të ndërm...
Delta Forcë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar...
Që nga dita sotme A1Report, nuk do të ekzistojë më. Ish tele...
Ambasada e SHBA-së ka reaguar pas lënies së mandatit të depu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka bërë thirr...
Kështu u ka thënë sot gazetarëve deputeti socialist Armando ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta akuzohet se rekomandoi Kastri...
E pse duhet me e prish terezin per kaq gje miku im, ja qendi...
Kryeministrit Rama duket se i ka sosur durimi me ministrat e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...