Albana Vokshi: Informaliteti ne shendetesi nga monopolet e klienteve te Rames e Beqes
Deputetja e partise Demokratike shprehet ne nje postim ne Fa...
Edhe njëherë kemi krye një kryeministër që duket se beson se Shqipëria është pronë e tij. Ca më keq dhe më e vajtueshme: që edhe shqiptarët duhet ta falënderojnë pse fati historik e solli aty që t?i përfaqësojë. Nuk është hera e parë që delirantë të tillë mbijnë e harlisen në katundin Shqipëri. Historia e afërt na jep dy shembuj të tillë: Sali Berisha dhe Edi Rama. Dy shembuj që qëndrojnë afër edhe si kriter për krahasimin e qeverisjes. Ka gjithësesi një ndryshim: Berisha mësoi të vepronte ndryshe pas humbjes së rëndë të 1997-ës. Bëri të vetën thënien ?të isha edhe njëherë nuse, pa dija unë si nusëroja?. Kryeministri i tanishëm nuk e ka provuar akoma humbjen, ndonëse shumëkush shpresonte që këtë cilësi që moderon ?liderët? do ta kompensonte me qytetari. Për t?u rikthyer te thënia që i atribuuam Berishës: u vunë në punë gjithfarë stisjesh mediatike, arrorët, ulliri e martesat gay sa herë kishte ndonjë problem. Qesharakja si instrument politik.
Kryeministri i tanishëm po ia kalon parardhësit. Ndërkohë që Shqipëria sheh se deputetë qëllojnë me armë dhe akuzat po shpërthejnë nga të katër anët për një ministër të Brendshëm që është provë e oksidimit moral të mazhorancës, partia më e madhe në pushtet, nuk lëviz as gishtin për të bërë një analizë, a për të dalë me një qëndrim. Me një arrogancë të pashpjegueshme dhe duke injoruar gjithë shqiptarët, kryeministri mendon të belbëzojë në Facebook, ndonjë shaka bajate me kreun e opozitës, por jo të sqarojë se ç?janë këtto çudira që po ndodhin. ?Vajmedet PD, flet e s?di ç?flet, po kur lexon Raportin e ODHIR-it ngjan tamam si te ishe Sudja duke lexuar me ze te larte Financial Times:-)))? shkruan kryeministri.
Në fakt, shqiptarëve ka kohë që nuk u duhet më raporti i OSBE-së për zgjedhjet, sepse zgjedhjet janë pazar i ditës së votimit. Këtë e dimë të gjithë. Por kryeministri ecën ndoshta edhe me vetëbesimin se me Berishën ?shqiptarët do të mbeten shumica socialistë?. Dhe e ka në xhep këtë kapital që e vërvit sa herë të dojë. Kjo është përgjegjësi edhe e qytetarëve, por meqë besohet te qytetaria e këtij që drejton, e mira e do që ky besim naiv të përdoret për mirë. Letra e fundit e zbuluar në media na e konfirmon këtë dhe mund edhe të lexohet edhe ndryshe: bëni çfarë të doni. Do na votojnë prapë.
Deri dje, Sali Berisha, i ngarkuar edhe me barrën e ngjarjeve të 1997-ës, bënte çmos të rregullonte imazhin, të mburrte shqiptarët e të sajdiste popullin e thjeshtë. Aq sa ndonjëherë, e ekzagjeronte aq shumë sa merrte pamjen e atyre lolove që donin të argëtonin me çdo kusht monarkun. Sot po ndodh e kundërta: kryeministri po bën lolo një popull të tërë, që mesa duket e argëton shumë, kur e voton në mënyrë thuajse të pakushtëzuar, kur merr torbat e ikën nga Shqipëria, kur nuk i duhet fare as të japë llogari, as të flasë për atë që po na shohin sytë, e as të shpjegojë. E mira e kësaj pune është se nesër të paktën, nuk do kemi mundësi të akuzojmë ndokënd jashtë. Do kemi kuptuar të gjithë, me shembullin e këtij kryeministri, por edhe të tjerëve sigurisht, që qelbin dhe tumorin e kemi brenda. /respublica.al
Deputetja e partise Demokratike shprehet ne nje postim ne Fa...
Elvi FUNDODeputeti që ende e quan veten pjesë e grupit parla...
Policia Rrugore Italiane e qytetit Arezzos, në rajonin e Tos...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me ...
Ish-kryeministri, Sali Berisha nëpërmjet një shkrimi të bërë...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një dalje publike për...
Ka përfunduar takimi i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po zhvillon një takim m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë...
Kryeministri, Edi Rama dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beq...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një deklaratë për medi...
Komisioni i Jashtëm Parlamentar është mbledhur ditën e sotme...
Policia Italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare për vjed...
Policia Holandeze ka kapur në Portin e Roterdamit një sasi p...
Efektivët e Policisë së Elbasanit kanë arrestuar ditën e sot...
Avokati i Popullit, Igli Totozani do të çojë në Kuvend, gjat...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklarata...
Administrata tatimore duket se nuk mund të përballojë me per...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...