web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Rama dhe Tahiri po mbrojnë deputetin Prenga. Ja versioni i vërtetë i ngjarjes!

5 Shtator 2015, 18:36, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuzat mbi shefin e qeverisë Rama dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahirin, se përmes ndërhyrjeve të tyre, janë duke mbrojtur deputetin Armando Prenga. Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka shkruar lidhur me versionin e vërtetë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, version ky i ndryshëm nga ai zyrtar i Policisë. Berisha gjithashtu përshëndet vendimin e Prokurorisë së Shtetit për arrestimin në flagrance të deputetit Armando Prenga.

Postimi i plotë:

Gare kriminale e Rames dhe Sajmir Shullazit per te mbrojtur deputetin vrases Armando Prenga!

Te dashur miq, ndoqa deklaraten qe beri shefi i policise se Kurbinit nga drejtoria e pergjithshme e policise se shtetit. Komunikata e shkuajtur ne zyrat e Rames ishte fund e krye mashtrime dhe perpjekje per te mbrojtur deputetin kriminel Armando Prenga, ?çunat e krimit? ne komisariatin e Kurbinit. Jo paqellim komunikata nuk sqaron se ku ekzaktesisht ndodhi sulmi i bandes se Prenges ndaj peshkatareve, anetare te familjes Cali, brenda apo jashte komisariatit por perpiqet te lere pershtypjen se ka ndodhur jashte tij. Ne komunikaten e mashtrimit del qarte se policia ka favorizuar aktet kriminale te bandes pasi Gjoka, i plagosur, u kercenua me arme ne zyrat e komisariatit nga krimineli i partise Armando Prenga tek bente padine per plagosjen e tij nga vrasesi Prenga. Perveç ketyre, komunikata e Rames perjashton deputetin vrases nga perdorimi i armes se zjarrit. Burime nga ky komisariat me informojne se:

– Ne banden e Armando Prenges ne Patok ka patur efektive te policise
– Pas Patokut, terrori dhe bresherite kane ndodhur brenda ne ndertesen e komisariatit te Laçit dhe ne oborrin e saj
– Ne kohen kur i plagosuri Gjok Cali po bente deshmine ne zyren e komisariatit, ne zyre eshte futur krmineli Armando Prega dhe i ka vene revolen pas koke, te cilen nuk e ka shkrehur por pas kesaj, Armand Prenga ka dale ne oborrin e komisariatit, pra ne territorin midis nderteses se komisariatit dhe traut qe ndane kete oborr nga rruga ( shtoj se ne kete oborr parkojne makinat e policise) dhe eshte bashkuar me banden e tij. Ai ka qelluar me arme zjarri dhe plagosur dy anetaret e familjes Cali.
Te plagosurin Gjok Cali, ?çunat e krimit” e kane mbajtur dhe terrorizuar gjer ne ora 16:09 te dites se sotme ne komisariatin e Kurbinit qe te mos mund te deshmoje si dishmitari me kryesor i ngjarjes

Edi Rama dhe Sajmir Shullazi kane nderhyre me egersi ne mediat elektronike dhe ato online qe te nxjerrin çdo gje jashte komisariatit te Lacit dhe te krijojne konfuzion mbi rolin e deputetit vrases Armando Prenga ne terrorin e sotem shteteror ndaj familjes se peshkatareve Cali.

Duke pershendetur vendimin e prokurorise se shtetit per arrestimin ne flagrance te deputetit vrases i bej thirrje te hetoje me urgjence te gjitha perpjekjet monstruoze te kreut te meduzes se krimit te organizuar Edi Rama dhe zedhenesit te tij per rendin, Sajmir Shullazi, per te manipuluar provat dhe zhdukur ato per llogari te kriminelit Armando Prenga dhe bandes se tij!





Lajmet e fundit nga