VIDEO-Dhjetëra pemë të rrëzuara dhe xhama të thyer/ Çfarë la pas stuhia e së martës në Sarandë?
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...
Zonat bregdetare në jug janë përfshirë nga moti i keq, me ...
Një staf prej mbi 60 profesionistësh shqiptarë dhe italianë, një juri e përbërë nga seks-simboli, Martina Stella, aktori Salvatore Esposito dhe këngëtarja që gjatë këtij edicioni përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, Elhaida Dani. Chance (Shansi), nën prezantimin e një prej ikonave të versionit modern të RAI-t, Veronica Maya dhe me autor një nga më të mirët e fushës, Massimo Righini, është padyshim një nga prodhimet televizive më serioze dhe low cost që është prodhuar ndonjëherë në territorin e vendit tonë. Një talent show i konceptuar për publikun përtej Adriatikut nga simotra italiane e Agon Channel, me studiot në Fushë-Mëzez.
Ajo çka i premtonte Francesco Becchetti personit që do të mund të fitonte këtë talent ? show multidisiplinor ishte vetë ?ëndërra shqiptare?, një kontratë pune 1-vjeçare në Agon Channel ITALIA. Ndoshta për këtë arsye dhe audicionet e bëra në të gjithë italinë patën një dyndje të jashtëzakonshme njerëzish nga të gjitha grupmoshat. 8000 persona janë bërë tashmë arkivë e Agon Channel. Me zë dhe figurë.
Pas një sërë audicionesh ditore që shkonin në transmetim çdo ditë dhe me zbarkimin e Massimo Righinit në studiot e Agon Channel, u vendos që të përzgjidheshin 50 finalistë për netët finale që do të shkonin në transmetim gjatë të premteve mbrëma. Gjithçka shkoi vajë, pati dhe një finale që konkuronte drejtpërdrejt finalen e Amici-t të Maria De Filippi. Më 5 qershor të këtij viti, fituesi i edicionit të parë dhe të fundit të Chance ishtë Matteo Campese, me kategorinë e prezantuesve. Në fakt Campese e fitoi lehtë zemrën e publikut përtej detit dhe falë kësaj fitoi dhe ?shansin? e madh të bëhej pjesë, ME KONTRATË, e Agon Channel Italia.
Por Shansi nuk i buzëqeshi më vetë pronarit suprem të kompanisë, Francesco Becchettit. Vetëm tre ditë pas përfundimit të Chance, Prokuroria e Tiranës e shpalli në kërkim (ndoshta ndërkombëtar) dhe natyrisht urdhëroi sekuestron e të gjithë aseteve të këtij të fundit në Tiranë, duke përfshirë këtu dhe televizionin Agon Channel. Nga të gjithë mediat në vend u përfol për para të pista apo sulm qeveritar, e vërtetë absolute është vetëm një: Matteo Campese nuk e pati kurrë në dorë kontratën e premtuar.
Gjithashtu, pikërisht këto ditë, Matteo Campese është prononcuar për mediat italiane se e kupton situatën e vështirë të kanalit televiziv por ende nuk e ka të qartë çfarë po bëhet me kontratën e tij. Premtimi mbetet premtim.
?Nuk e di nëse Agon Channel do të bëhet tym, ajo që di është se personi me të cilin isha në kontakt, Righini, është larguar dhe tashmë në vend të tij është një grua që nuk e kam pare kurrë??- deklaron Campese për një portal online.
Nga burime të brendshme mësohet se gruaja në fjalë me siguri nuk është një nga administratorët e caktuar nga shteti por pjesë e stafit drejtues të ngahershëm. Administratorët e shtetit mbeten nominal dhe të dizinteresuar ndaj rutinës së punës, punë e cila ende vazhdon. Nga ana tjetër autori i programit dhe drejtori i ?Agonit italian? (i pagëzuar nga kolegët e tij shqiptarë si ?super drejtori?), Massimo Righini ka deklaruar më herët në faqen e tij personale në facebook se kontrata e tij me Agon Channel Italia ka përfunduar më 15 korrik. Një telash tjetër ky për Agon Channel, si një stivë personazhesh televizivë të njohur, por djerrë në risi dhe ide për të rritur audiencën e pakët.
?Kam njohur shumë njerëz plot me talent dhe entuziazëm të cilët do më mungojnë. I falenderojë një e nga një dhe i uroj më të mirën, pikërisht atë që meritojnë. Kontrata ime me Agon Channel Italia ka përfunduar, siç parashikohej, më 15 korrik?6 muaj punë e fortë, eksperimentesh, mbledhjesh, udhëtimesh, telefonatash dhe zbulimesh??? shkruan mes të tjerash Righini.
Por Righini nuk ka lënë pa vlerësuar aftësitë dhe afrimitetin e kolegëve të tij (në shumicë) shqiptarë. Këta të fundit bëhet me dije se një pjesë janë larguar nga puna në mënyrë arbitrare me zgjidhje kontrate të njëanshme, nga vetë kompania, dhe pa një motiv zyrtar, pa justifikim dhe jo nga ?administratorët? e shtetit shqiptar. Ndërsa të tjerë, ata të pakët që ende i rezistojnë ?sulmit qeveritar? vazhdojnë punën pa u paguar, tashmë prej 4 muajsh. Përtej trysnisë që krijon psikoza e sulmit qeveritar, me dhjetra profesionistë të fushave të ndryshme vazhdojnë ende të vuajnë dhe heshtjen maniakale të Becchettit, i cili, qysh prej ditës kur iu bënë publike akuzat, nuk ka denjuar asnjëherë të vetme të prononcohet publikisht për rrjetin televiziv që ndërtoi me aq bujë dhe me plot 40 milionë euro. ?Pa asnjë pikë kredie!?. Ndoshta tremb borxhi ndaj këtyre punonjësve, qindra mijëra euro për qindra profesionistë dhe punëtorë të të gjitha fushave.
Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit nga mediat në vend se Prokuroria zgjat me 3 muaj hetimet ndaj Becchettit me motivacion ?mos marrja në dijeni e biznesmenit italian në lidhje me akuzat e ngritura?, duket qartë se ?shansi? që punonjësit të likuidohen plotësisht shtyhet përtej muajit dhjetor. Pra, në total mbi 7 muaj administrim shtetëror në letër, asnjë pagë dhe vetëm shpresë që shqiptohet nga gojë drejtuesish ?BeKetian?, stoik, nga mure koridoresh. Gjithashtu më herët vetë Prokuroria e Tiranës e humbi ?shansin? për ?t?i dhënë dijeninë? Becchettit, me 8 gusht, kur vetë sipërmarrësi italian bënte paradë publikisht dhe përshëndeste mijëra tifozë londinezë në stadiumin e Leyton Orient Football Club.
?Shansin? për të treguar profesionalizëm, integritet moral dhe një model mediatik ?ndryshe? nga macja e zezë dhe e vetmuar Agon Channel, e humbi dhe vetë portali online (i rradhës) që në mënyrë të turpshme publikoi listën e plotë të qindra punonjësve, si potencial evazorësh kriminal. Qoftë kjo një inside job i vetë Agon Channel apo marrëzi ?gojore? qeveritare, fakt mbetet mënyra se si u pilotua politikisht kjo listë: Armë reaksionare në duart e disa skorjeve moniste, pa ?shans? historik.
Erion Nako
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të zhvillojë javën...
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dorëzuar në Prokurori ...
Kryetari i degës së PD-së në Durrës, Osman Stafa, ka denoncu...
Dritan Hila ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erio...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka cilësuar krizën akt...
PD ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj pë...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, akuzohet nga agjencia rajona...
Drejtoresha e QKR-së, Vasilika Vjero në një deklaratë për me...
Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me akuza...
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për shtyp me dep...
Komisariati i Policisë së Durrësit ka lëshuar një urdhër mbr...
Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financia...
Efektivët e Policisë së Shkodrës kanë arrestuar katër person...
Fotoja eshte nje fature e leshuar ne restorantin “Il Paese”,...
Partia Socialiste ka nisur një fushatë për të verifikuar për...
Kriza e refugjatëve në dhe rreth Evropës është një burim i m...
Në debatin aktual për refugjatët po shtohen thirrjet që Shqi...
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, u shfaq dje pa...
Komisioni i vlerësimit të ofertave do të vendosë sot për pro...
...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...