web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza dhe faktet/ Ja si ma vodhen pronën Ardjan Takaj i Skënderbeut dhe Gëzim Kalaja i sindikatave

22 Gusht 2015, 08:15, Aktualitet CNA

Isa Bylykbashi është një nga pjesëtarët e familjes Muhamet Myshqeta, ku trashëgimtarë të Muhamet Mysheta, sot janë 26 familje. Edhe pse zotërojnë të gjitha dokumentat e origjinës, për prona të patundshme, sipas pohimeve Isa Bylykbashit për gazetën ?Telegraf?, këta trashëgimtarë nuk mundin të marrin dot pronën e tyre, sot Tropikal Resort,  pasi ajo është tjetërsuar nëpëmjet falsifikimeve të dokumentave dhe se institucionet shtetërore, në mënyrë flagrante duke shkelur ligjin, japin vendime në favor të fallsifikuesve.

Isa Bylykbashi në një rëfim e tij, zbardh edhe skemën e mashtrimit e të fallcifikimit që u është bërë tjetërsimit të pronave të familjes Myshqeta, ku së pari, paraqet një konfirmim pronësie të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të pronave, lëshuar nga Zyra e Rregjistrimit të pasurive Durrës me numër prot. 89 datë 16.06.2003, lëshuar nga rregjistruesi Alush Xhihani për 9 prona, prej të cilave, ende nuk ka marrë asnjë.

 

Madje, për pronën që pretendon, Kampin e Pionierëve në Durrës, Isa Bylykbashi, ka edhe tapinë e pronës të vitit 1931, kjo e lëshuar nga Drejtoria e Adminsitrimit dhe Mbrojtes së Tokës, në datën 29.07.2010, ku dëshmohen qartë kufijtë, dhe kjo tapi e vitit 1931 është në shqip dhe në turqishten e vjetër. Edhe drejtori i Përgjithshëm i AKPP Elvis Çefa, në datën 7.12.2010 çuditërisht lë në fuqi vendimin 266 të dytë të ZRKK të Pronave të Durrësit, duke shpërfillur ligjin, që nuk i jap asnjë competence ZRKK TË Pronave që të marrë vendim të dytë, për të njëjtën çështje.

Tjetërsimi dhe falçifikimi i pronave nga sindikata e Bashkuar e Minatorëve dhe Gjeologëve

Sipas një vendimi të presidentit të Shqipërisë, në vitin 1992 dhe 1994, sindikatave të Shqipërisë iu dhanë në përdorim disa prona të deriatëhershme të shtetit, në përdorim, pa të drejtë tjetërsimi. Kështu, sindikata e Minatorëve dhe Gjeologëve me kryetar Gëzim Kalaja në 1994 kanë hipotekuar, si pronë të tyre me në hipotekën e Durrësit, me numër 4751 datë 18.05.1994 Kampin e Pionevrëve në Durrës, dhe më e çuditshmja që është e kundërligjshme, është se sipas vërtetimit hipotekor, origjina e rregjistrimit të kësaj pasurie të patundshme që merr kjo sindikatë shkruhet se është?shteti. Pra, sindikata hipotekon si pronë të saj të patundshme, një pronë që shteti ia dha për qëllim përdorimi, pa të drejtë tjetërsimi. Këtu fillon tjetërsimi i pronave nga sindikata e Gëzim Kalasë, me dokumenta të fallcifikuara. Dhgezim kalajae në 1995 Sami Karriqi, në emër të kësaj sindikate bën aktin e shitjes të Kampit të Pionierëve pronarit ?Tropikal?, thua se kjo pronë ishte e sindikatës. Kështu, në rregjistrin hipotekor më numër 6089 datë 21.02.1995, Kampi i Pionierëve në Durrës kalon në pronësi të shoqërisë ?Tropikal? dhe se origjina e rregjistrimit të pasurisë së patundshme këtu figuron numri I hipotekës 4751, të datës 18.05.1994, domethënë kur sindikata ka hipotekuar nga shteti si pasuri të saj Kampin e Pionierëve të dhënë në përdorim. Askush, deri më sot, nuk ka hetuar mashtrimet e falcifikimet sesi është hipotekuar si pronë e patundshme e Sindikatës të Gëzim Kalasë e Sami Karriqit, prona që iu dha në përdorim nga shteti me vendim presidencial në 1992. Ndoshta korrupsioni ka lyer të gjitha ingranazhet e shtetit, që tjetërsimi i pronave me mashtrime e falcifikime të mos hetohet kurrë.

 

ZRKPP në Durrës, ia njeh pronën e Kampit të Pionierëve familjes Myshqeta, por pas 3 muajsh e çvlerëson vendimit

 

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në Durrës, merr vendime skandaloze, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. Kështu në datën 25.06.2007 ZRPP Durrës me drejtor Klodi Benja, vendosë që t?i njohë të drejtën e pronësisë familjes Myshqeta, në bazë të nenit 6 të ligjit 9235, datë 29.07.2004 dhe kthimin në natyrë trashëgimtarëve për pronën me sipërfaqe 81.562 m2. Mirëpo çuditërisht, po ky drejtor i ZKKP në Durrës, Klodi Benja, në datën 28.09.2007 me numër vendimi 266 në2, që të mos ia njohë më të drejtën e pronësisë të Kampit të Pionierëve në Durrës familjes Myshqeta, duke e bazuar këtë vendim po në bazë të të njëjtin ligj, që 2 muaj më parë ia njohu. Interesant. Po drejtori i ZKPP në Durrës, Bledi Benja, ka shkelur edhe ligjin, sepse si ZKPP nuk mund të marrë 2 vendime për të njëjtën çështje, pasi duhet institucion tjetër, që të anullojë e ndryshojë vendimin që ka marrë njëherë ZKPP.

 

KLSH zbardh fallsifikimin e pronësimit

 

KLSH në saj të një auditimi që ka bërë për të parë sa është zbatuar ligji në lidhje me pretendimin e familjes Myshqeta, për tjetërsimin e pronave te Kampi i Pionierëve në Durrës, në datën 10.03.2015 i kthen përgjigje Musa Bylukbashit, duke zbardhur skemën e shkeljes së ligjeve, për tjetërsimin e pronave. KLSH në auditimin e saj thotë:

 

Të gjitha veprimet e evidentuar më lart, si kontrata për themelimin e shoqërisë ?Tropikal? shpk, shitja e pronave të sindikatës Adrian Takes, vijnë në kundërshtim me ligjin nr. 8340/1 datë 5.6.1998 ?Për rregjillimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi I dekretit nr.204 datë 5.6.1992 ?Për pasusinë e sindikatave:,, mbasi tjetërsimi i pronave të sindikatave nuk mund të bëhet para vitit 2020, në zbatim të Dekretit dhe ligjit.

 

Shkeljet e ligjit nga ZVRPP Durrës: Në kartelat e pasurive të palujtëshme nuk është firmosur nga specialist që ka përpunuar praktikën, Nuk ka datë të lëshimit të certifikatës, Katelat nuk janë vulosur e firmosur nga rregjistruesi. Shoqëria ?Tropikal? shpk, si palë porositëse është përfaqësuar nga Adrjan Takaj, në cilësinë e administrattorit në praktikën e rregjistrimit mungojnë: Çerfitikata e pronave e cliësisë të materialeve të përdorura, Çertifikata e pronësisë mbi truallin.

Takaj i mbytur ne borxhe/ Bankat nxjerin ne shitje Tropikal Resort

 

 





Lajmet e fundit nga