web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali / Sherr mes dy shqiptarëve, humb jetën 55 vjecari

2 Gusht 2015, 09:53, Aktualitet CNA

Sherri mes dy emigrantëve shqiptarë në sallën e lojërave të fatit ka përfunduar tragjikisht për Sabri Aliajn, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në gjoks nga bashkëpatrioti i tij Poli Hazizi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Alesandri. Sipas mediave italiane, 55-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të rënda që mori nga goditjet me thikë që i dha 47-vjeçari Poli Hazizi.

Grindja mes tyre ka nisur për shkak të lojës, dhe ka përfunduar më tej në përleshje me thikë. 55-vjeçari, sipas mediave italiane, kishte tentuar të mbrohej me një hekur, por nuk ka mundur t?i mbijetojë thikës së shqiptarit tjetër.





Lajmet e fundit nga