GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
Nga Enkel Demi
Kur Genc Pollo formonte PDR-në, Berisha u vendosi mjaft epitete atij dhe ndjekësve të tij, të cilat shpesh shkaktonin gaz. Një prej tezave të hedhura në atë kohë nga udhëheqësi i opozitës qe se PDR-ja ishte opozita e opozitës. Me këtë lihej për t?u kuptuar se reformatorët, më tepër se keqqeverisjen e socialistëve, ishin të interesuar të sulmonin opozitën, e cila mbijetonte në kushte krejt të vështira. Qysh atëherë, opozitarët e opozitës përbëjnë një kategori njerëzish që shfaqen sa në një krah në një tjetër. Kaq e vërtetë është kjo, sa një nga opozitarët më të thekur të opozitës së djeshme shkruante sot se ata që bëjnë opozitën e opozitës së sotme nuk thonë dy fjalë për qeverinë. Duket pak e ngatërruar, si lojë fjalësh, ndaj dhe po nuk u kuptua duhet me thënë ?varja?.
Lufta ndaj opozitarëve të opozitës bëhet me kaq dëshirë, patos dhe hov revolucionar, sa të lë pa gojë. Të gjithëve mund t?u kujtohen tubimet poshtë shtëpisë së Kastriot Islamit dhe ato fytyrat e eksituara, që sot me siguri duhet të kenë fituar ndonjë vend pune apo post të falur prej diskreditimit të armikut brenda llojit.
Kohët e fundit kam bërë disa shkrime që isha i ndërgjegjshëm se do të më strehonin në çatinë e opozitës së opozitës. Nuk kanë lënë gjë pa më thënë, nga çam i pabesë me thikë në brez deri në shok i Meros. Askush nuk i ra mohit dhe të më tregonte që kutitë e Kolit nuk u vodhën apo se Grida është më akademike se konsiderata ime për të. Në fakt, është zbavitëse se si duke lundruar në internet zbulon skema komploti që unë vetë i paskam pjellë. Fjala vjen, shkrimet e mia i shkruan ime shoqe, ose si unë dhe ajo zbardhim netët duke thurur intriga të rrëzojmë Lulin nga Olimpi i fitores së zgjedhjeve vendore.
Ç?të them? Nëse ka brejtës që mendojnë se bëjnë hair dhe bien në sytë e udhëheqësit duke shpifur, sajuar, fyer, jam i lumtur t?u shërbej edhe në këtë mënyrë.
Këtu problemi nuk është Luli, as ai që vjen pas tij, por është e djathta. Ndaj nëse flet Fatos Hoxha, Ilir Rusmajli, Flamur Kuçi, Jozefina Topalli, këta e dinë udhën kundërbonjëse që ka marrë karroja e opozitës. Kush mendon se mund të fshihet pas gishtit, ta gjejë arsyen e dërrmimit elektoral tek të gjitha sebepet e tjera, por jo tek një rrenë e madhe që ndodhet në krye të Partisë Demokratike, që i shërben shkëlqyeshëm veç qeverisë dhe Edi Ramës.
Përherë është bërë gjueti shtrigash në të djathtë, e janë sakrifikuar personalitete. Po kujtoj veç rastin e Besnik Mustafajit, të lënë vetëm në Këshillin Kombëtar. Nëse e lexon edhe një herë dokumentin e tij të atëhershëm, kuptohet që i ka dalë fjala një më një. Ata që e udhëhoqën koloninë ndëshkimore ndaj tij janë sot në syrin e ciklonit. Shumë komuniste është si histori, por Jozefina nuk duhet të dalë tradhtare, edhe pse ndihmoi që të tjerë të dilnin të tillë.
Nuk ka gjasa të ringrihet opozitarizmi në këtë vend nëse vazhdojmë me gënjeshtra. Meqë u nervozuan me rastin e Sokol Olldashit, që nuk e di pse i komplekson edhe atje ku është, a e kanë idenë se çfarë bëri Koli pas atij procesi pervers brenda PD-së? Njohu kryetarin e ri, i cili ia diti për nder duke mos e bërë asgjë, madje as anëtar të ndonjë delegacioni parlamentar. Por, ai e njohu, sepse i druhej skizmës, e cila duam apo s?duam po vjen tani me dacibaot e sharabajkave të Lulit.
Universiteti i Tiranës ka kundërshtuar ashpër ligjin e qever...
Me fashitjen e etheve dhe kureshtjes për rezultatin e zgjedh...
Gruaja që ka telefonuar policinë që të arrestonte autorin e ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Gjirokastër ka bërë të mun...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka shkarkuar nga...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar një taki...
Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisariat 3 punonjëse të...
Sektori për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ...
Është shtyrë për nesër senca gjyqësore për Sokol Mjacajn, pe...
Një zjarr i rënë rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm, ka ...
Mijëra refugjatë, strehimkërkues dhe migrues, përfshirë fëmi...
Kjo video te le pa fjale, ajo eshte publikuar ne emisionin C...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ...
Pajisjet elektronike janë shkatërruese për gjumin e fëmijëve...
Deklarate Shtypi e Forumit:Forumi për Mbrojtjen e Trashegimi...
Që në kohërat e lashta, Sfinksi mendohet të ketë qenë një si...
Një video skandaloze është publikuar nga emisioni “Ça thu” n...
Valdet Gashi, kampioni në sportik e kiks-boksit, është vrarë...
Valdet Gasi iu bashkua ISIS’it kohë më parë.Kikboksieri dy h...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...