web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si e percepton Merkel kërcënimin e Ramës se Bashkimi Europian duhet t’ i japë shumë më tepër para Qeverisë së tij, ndryshe Shqipëria do të bëhet shtet islamik

6 Korrik 2015, 08:42, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Në mes të muajit të Ramazanit, pesë ditë para ardhjes së z. Merkel në Tiranë, Kryeministri Rama bëri befasisht, për një gazetë me përhapje globale, çfarë është ?Financial Times?, një deklaratë për rrezikun islamik në Shqipëri. Thënia e Ramës praktikisht ka kuptimin se, nëse Bashkimi Europian nuk pranon Shqipërinë vend anëtar dhe nuk e ndihmon ekonomikisht Shqipërinë, në vend do të ketë një kryengritje islamike si pasojë e së cilës Shqipëria do të shndërrohet në një shtet islamik. Kuptohet se kjo thënie e bujshme e Ramës është një kumt paraprak që ai i dërgon zonjës Merkel para vizitës së saj në Tiranë, duke dashur t? i krijojë idenë se Bashkimi Europian ka në Shqipëri një problem shumë më serioz se sa e percepton sot dhe se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të paguajë shumë më tepër para se sa bën sot.
Në të vërtetë Edi Rama nuk dëshiron aq anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin ai e di se është një proces i ndërlikuar, por thjesht dëshiron një ndihmë më të madhe ekonomike nga ana e BE, që do të thotë një ndihmë nga Gjermania. Deklarimi që bëri Rama së pari duhet lexuar si një pohim se ai ka gënjyer për dy gjëra që kanë të bëjnë me raportin e tij me Merkel. Së pari Rama ka gënjyer kur para dhe pas vizitës së tij në Berlin gushtin e kaluar ka folur për Planin ?Merkel? për të ndihmuar financiarisht Ballkanin Perëndimor. Nëse do të kishte pasur një Plan ?Merkel? për Ballkanin Perëndimor, e me këtë rast edhe për Shqipërinë, nuk kishte arsye përse Rama të shprehej kështu në ditët para ardhjes së Merkel në Tiranë.

Pas rreth një viti nga Konferenca e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, e mbajtur gushtin e kaluar, tashmë është e qartë nuk ka një pako ndihme financiare të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, të vendosur në këtë konferencë, siç ka spekuluar paturpësisht Qeveria e Shqipërisë, dhe media pranë saj. Shifra prej 12 miliard euro që përmendi vitin e kaluar kryetari në ikje i Komisionit të Bashkimit Europian Barroso nuk ishte gjë tjetër veçse shifra e përgjithshme për financimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2014-2020, e miratuar që vitin e kaluar në buxhetin shtatëvjeçar të BE (2014-2020). Këtë e tha qartë Barroso në fjalimin e vet në Konferencën e Berlinit, por që qëllimisht u përkthye keq në Shqipëri. Ja se cilat qenë fjalët e Barrosos: ?The EU will continue playing its leading part through targeted financial aid. Under our Instrument for Pre-Accession Assistance ? the “IPA” – almost 12 billion euros in aid are foreseen for the period 2014-2020. So it’s not just good intentions, 12 billion euros is more than good intentions. Twenty per cent of this funding ëill be targeted just for regional projects.?
Pra, shifra prej 12 miliardë euro përfaqësonte pakon e ndihmës shtatëvjeçare të BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët do ta marrin këtë ndihmë si asistencë në periudhën e përgatitjes për të hyrë në BE, që gjithsesi nuk dihet se kur do të ndodhë.
Madje edhe shifra prej 12 miliardë euro nuk do të pjestohet midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk janë anëtarë të BE, për shkak se, siç pohoi Barroso, 20%, ose 2.4 miliardë euro do të shkojnë për projekte regjionale, pra të tilla që nuk kanë të bëjnë me një vend të veçantë, por me krejt regjionin. E thënë shkurt, për të gjashtë vendet e Ballkanit që aspirojnë të bëhen anëtarë të BE do të ketë 9.6 miliardë euro deri në 2020. Kryeministri Edi Rama ende sot nuk di të na thotë se sa do të jetë shifra e saktë që do të marrë Shqipëria si IPA (Pre-Accession Assistance). Qartësisht, kjo nuk ishte gjëja më e rëndësishme për Edi Ramën kur shkoi në Berlin. Përparësi për të kishte ana teatrale e konferencës, pra që ai të ishte kryeministri i vetëm i Ballkanit Perëndimor që do të dilte me Merkelin në konferencën përmbyllëse për median.
Pikërisht sepse në Konferencën e Berlinit gushtin e kaluar nuk u fol për asnjë shifër financiare për ndihmën për Shqipërinë, dhe sipas gjasave nuk ka për t? u folur as gjatë vizitës së Merkel në Tiranë, Rama bëri deklarata kërcënuese në prag të vizitës së Merkel në Tiranë, që të sigurojë më në fund një shifër për ndihmën ekonomike. Së dyti, deklarata e Ramës tregon se ka gënjyer kur ka spekuluar se Merkel e shikon atë si një lloj lideri të Ballkanit Perëndimor. A mund të imagjinohet se vendet e Ballkanit Perëndimor do të pranonin si lider të tyre një njeri që shpall botërisht se vendi i tij rrezikohet seriozisht që të përfundojë nën kontrollin e Islamit politik?
Është hera e dytë brenda më pak se gjashtë muajve që Kryeministri Rama flet në terma alarmuese për rrezikun islamik në Shqipëri. Hera e parë ishte në janar të këtij viti, kur pa kaluar as 24 orë nga shfaqja që Kryeministri Rama i dha botës në Marshimin e Parisit, me katër klerikët përfaqësues të bashkësive të mëdha fetare në Shqipëri, të cilët ecnin të kapur për krahu me njëri-tjetrin, duke simbolizuar bashkëjetesën harmonike fetare në vend, Kryeministri Rama foli në terma skajshmërisht alamuese për një realitet krejt tjetër fetar të Shqipërisë. Në një fjalim të mbajtur në selinë e Kryeministrisë, të nesërmen e kthimit nga Parisi, përpara përfaqësuesve të bashkësive fetare të vendit dhe disa pronarëve të gazetave e televizioneve, si dhe gazetarëve të përzgjedhur, z. Rama deklaroi se: ?Shqipëria është e dobët dhe mjaft e cënueshme nga rreziku i fondamentalizmit islamik.?
Kryeministri i Shqipërisë supozohet që ta dijë kuptimin e fjalëve që përdor dhe të jetë i vetëdijshëm për konseguencën e tyre. Rreziku nga fundamentalizmi islamik është diçka shumë më serioze se rreziku nga terrorizmi islamik. Se terrorizëm islamik mund të ndodhë edhe në një vend ku nuk ka ekstremizëm islamik, por veprojnë një ose disa komando terroriste, të cilat kryejnë një apo disa atentate terroriste. Ndërsa rreziku nga fundamentalizmi islamik është diçka krejt tjetër. Vetë fjala ?fundamentalizëm? ka në origjinë fjalën ?themel?. Nga kjo pikëpamje Kryeministri Rama dha alarmin se Shqipëria rrezikohet nga themeltarizmi islamik, do të thotë nga një përmbysje eventuale e rendit kushtetues, e kryer nga një lëvizje islamike, e llojit te subversionit (përmbysjes), e cila synon ta rindërtojë shtetin shqiptar mbi themele islamike, pra të ligjit kuranor. Pra, Shqipëria rrezikohet jo thjesht nga një apo disa atentate terroriste islamike, por rrezikohet nga një shndërrim total shtetëror dhe shoqëror i kryer me dhunë.
Kjo deklaratë e Kryeministrit Rama do të thotë se shfaqja e katër klerikëve në Paris ishte një inskenim i rremë propagandistik. Madje Kryeministri Rama nuk nguroi që të merrte përsipër autorësinë e kësaj farse kur tha në fjalimin e tij të djeshëm në Kryeministri: ?Unë i jam thellësisht mirënjohës përfaqësuesve të lartë të klerit shqiptar, të cilët jo vetëm pranuan të më shoqërojnë dje mua, ministrin e Jashtëm dhe ministrin e Mirëqenies Sociale si pjesë e delegacionit shqiptar në Paris, por u bënë dhe dëshmitarë aktivë??
Nëse Rama mendon se Bashkimi Europian shqetësohet nga perspektiva e një revolucioni islamik në Shqipëri, e ka gabim. Një revolucion islamik në Shqipëri do të zgjerohej edhe në Kosovë dhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë dhe me këtë rast BE do të ishte e kënaqur të shihte vendet fqinje me trojet shqiptare, Greqinë, Serbinë, Maqedoninë që të ndërhynin ushtarakisht në trojet shqiptare për t? i dhënë fund revolucionit islamik.
Nëse Bashkimi Europian shqetësohet për ndonjë zhvillim në Shqipëri ky do të ishte një lëvizje për deislamizimin e Shqipërisë që do të vepronte për ndalimin e Islamit dhe mbylljen e xhamive. Kjo për arsye se një lëvizje e tillë do të fitonte menjëherë simpatinë e Europës dhe do të bëhej katalizator për zhvillime të ngjashme atje. Jo se elitat që drejtojnë sot BE dhe shtetet kryesore të tij kanë simpati për Islamin, ose kanë përkushtim të vërtetë ndaj parimeve të ushtrimit të lirë në Europë, të religjioneve si Islami, por se në situatën-kurth të multikulturalizmit ku ka hyrë Europa, ata nuk guxojnë të përballen momentalisht me këtë sfidë. Por është mbi aftësitë intelektuale të Ramës që ta kuptojë këtë gjë.
Merkel e lexon kërcënimin e Ramës si një tregues psikologjik i personalitetit të tij, domethënë se Rama është një njeri i paparashikueshëm, me çrregullime serioze personaliteti. Çfarë përfundimi tjetër mund të nxjerrë Merkel kur Rama i përket pakicës fetare të vendit, duke qenë zyrtarisht, për nga origjina familjare i krishterë ortodoks, ndonëse ai pretendon se gjyshja e ka pagëzuar katolik. Në çdo rast Rama i përket një pakice fetare në vend. Kur një Kryeministër që i përket një pakice fetare flet si Rama për rrezikun islamik, ai vetëm sa i shërben propagandës subversive islamike në vend. Se, qëkurse është krijuar shteti shqiptar, rreziku i marrjes së shtetit nën kontroll nga një lëvizje politike islamike është shmangur për shkak se pjesa më e madhe e popullsisë së vendit që ka qenë konvertuar në fenë islame në kohën e pushtimit osman, ka pasur prirje afetare, duke mos qenë ushtruese e fesë islame. Kjo shumicë e popullsisë ka kërkuar një Shqipëri laike. Ushtruesit e fesë islame në vend, të cilët për shkak të vetë përmbajtjes së Kuranit, aspirojnë një shtet islamik, kanë qenë një pakicë mes popullsisë së konvertuar në Islam gjatë pushtimit turk. Kjo ka bërë që revolucioni islamik në Shqipëri të mos ketë sukses përveç në vitin 1914, kur kombinoi thirrjen fetare me atë jofetare. Propagandistët islamikë kërkojnë të tërheqin afetarët me origjinë muslimane nga koha osmane duke u thënë se vendi kontrollohet nga pakica e krishterë. Fakti që njeriu më i fuqishëm politik në Shqipëri, Edi Rama, i përket kësaj pakice, është një argument i fuqishëm për propagandën islamike. Nëse Shqipëria qenka përballë një rreziku serioz islamik, atëherë një nga gjërat që duhen ndryshuar për t? u ulur ky rrezik është që vendi të mos ketë një Kryeministër nga pakicat fetare. Dhe kur Kryeministri i vendit flet kështu siç flet Rama, çfarë duhet të thonë analistët politikë, apo futurologët, studiuesit e së ardhmes së vendit? Sa ashpër iu lejohet të shprehen atyre?





09:44 Opinione

Ti nuk lexon

Nga Edison YPI Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavit...

11:42 Opinione

Na falni!

Nga Bledi Lumani Nëse ka gjë që i karakterizon shqiptarët, a...

19:41 Opinione

Kalinihta Eladha

Nga Edison YPI Si fqinjë gjeografikë dhe historikë që jemi n...

15:55 Opinione

Pazari i fjalëve

Nga Artan FUGA Vitet e fundit ka praktika që kanë hapur një ...

Lajmet e fundit nga