Gjykata Kushtetuese rrëzon dy kërkesat e Tom Doshit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy kërkesat e deputetit të pë...
Doganat shqiptare pritet të përballen këto ditë në Gjykatën administrative të Apelit me përfaqësuesit e kompanisë Agonset të Francesco Becchettit për një detyrim të papaguar të TVSH mbi pajisjet televizive të Agon Channel. Doganat kanë apeluar vendimin e shkallës së parë, të marrë nga gjyqtarja Elda Vrioni, i cili favorizon Becchettin për të mos e paguar detyrimin që shkon afërsisht në 1.2 milion euro.
Por si ka mundësi që një gjykatë ka përjashtuar një televizion nga një detyrim i tillë, ndërkohë që prej 17 vjetësh të gjithë transmetuesit audio- vizivë në Shqipëri paguajnë TVSH për pajisjet që importojnë për aktivitetin e tyre?
Kësaj pyetje vështirë t?i japë përgjigje çdo jurist që njeh ligjislacionin shqiptar.
Por gjyqtarja Vrioni ka shkuar shumë larg me vendimin që ka dhënë në korrikun e vitit të kaluar.
Shoqëria Agonset, brenda rregullave të shtetit shqiptar, i ka kërkuar doganave shqiptare të bëjë një shtyrje një vjeçare të pagesës së TVSH për pajisjet e importuara dhe ka nënshkruar një marrëveshje në bazë të ligjit për këtë.
Agonset i ka vënë në punë paisjet dhe dogana ka pritur fundit e vitit për të arkëtuar tatimin prej 20 përqind mbi vlerën e mallit të importuar.
Por kur ardhur data e pagesës, padroni i Agon Channel ka refuzuar të shlyejë detyrimin, shkruan Lapsi.al.
Në këtë situatë, çështja ka kaluar në gjykatë, aty ku avokatët e Francesco Becchettit dinë të manovrojnë mjaft mirë.
Becchetti nuk pranoi ta paguante detyrimin, duke pretenduar se ligji për TVSH përjashton nga ky detyrim ato pajisje dhe makineri për të cilat vlera e investimit i kalon 50 milionë lekë të reja. Por a bëjnë pjesë pajisjet televizive në këtë përjashtim?
Duke qenë se një ligj i tillë, i bërë për të nxitur investimet, mund të ngjallte keqkuptime, ligjvënësi kishte ngarkuar Këshillin e Ministrave për të hartuar një listë konkrete të atyre pajisjeve dhe makinerive që përfitonin nga ky përjashtim.
Pra përveç shumës prej 50 milion lekësh, u përcaktuan me VKM-në 180 të vitit 2013 edhe se kush ishin pajisjet konkrete që parashikonte ligji. Në këtë listë, pajisjet për transmetimet audiovizive as nuk ishin dhe as nuk janë.
Po si ka mundësi që gjykata dha një vendim që e përjashtonte Agon Channel nga ky detyrim?
Dosja në fjalë ra në duart e gjyqtares Elda Vrioni, e cila do të mbahet mend gjatë për vendmin që dha. Për t?i dhënë të drejtë kompanisë Agonset, gjyqtarja Vrioni bëri një interpretim në bazë të të cilit ajo i dha vetes kompetencat e Këshillit të Ministrave. Sipas saj, meqënëse pajisjet radiotelevizive nuk ishin në listën e vendimit nr 180 kjo nuk do të thoshte që ato nuk duhet të ishin. Pra, në rolin e kryeministrit tashmë dhe të kabinetit qeveritar, gjyqtarja Vrioni vendosi të ndryshojë listën e makinerive dhe pajisjeve të përcaktuara nga ekzektuivi.
?VKM 180/2013 nuk trajton në përmbajtjen e saj ato llojë pajisjesh dhe makinerish të cilat do t?i shërbenin drejtëpërdrejt investimit në sektorin e transmetimit televiziv. Në mungesë të këtij përcaktimi, nuk mund të thuhet se kjo VKM e ndalon subjektin të përfitojë nga ligji??, thuhet në vendimin e zonjës Vrioni, e cila merr përsipër kështu të përcaktojë se kush pajisje duhen e kush nuk duhen të përfitojnë nga ligji, kompetencë kjo qartazi vetëm e Këshillit të Ministrave. Lista e hartuar me VKM është bërë pikërisht për kategori të caktuara investimesh, të cilat janë në vlerësimin e KM dhe jo të gjykatave. Por edhe nëse gjykata nuk do të ishte dakort me një gjë të tillë, ajo mund të kërkonte ndryshimin e ligjit dhe të VKM por jo të bënte interpretimin dhe aq më pak hartimin e listës në fjalë.
Me këtë vendim, të gjithë transmetuesve televizivë, por jo vetëm atyre por çdo lloj investitori tjetër, pajisjet e të cilit nuk përfshihen në listën e Këshillit të Ministrave, i lind e drejta të mos paguajnë TVSH për vlerat mbi 50 milion lekë.
Për këtë arsye, doganat shqiptare e kanë kundërshtuar vendimin e shkallës së parë dhe tashmë presin përballjen në Apel për të kthyer në arkën e shtetit 1.2 milion euro detyrime për pajisjet me të cilat transmeton programet e tij Agon Channel.
Lapsi.al
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dy kërkesat e deputetit të pë...
PD ka denoncuar një tjetër rast maanipulimi. Sipas PD bëhët ...
Në drejtimin e Komisariateve në Policinë e Tiranës janë bërë...
Pas një komenti të ish-kryetares të Kuvendit dhe nënkryetare...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme në...
Pas një statusi të Ramiz Cobaj, kreut të PD në Shkodër, ka...
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, njëkohësisht ...
Policia ka arrestuar dy personat që mbetën të plagosur dy di...
Ish kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij thekson s...
Kanë kaluar rreth 5 muaj nga triumfi në Dancing With the Sta...
Partia Socialiste ka festuar sot 24 vjetorin e themelimit të...
Një 27-vjeçar i arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi, s...
Ministria e Financave ka pergenjeshtruar sot nje lajm per ul...
Partia Socialiste festoi sot pasdite fitoren në zgjedhjet e ...
Partia Socialiste ka festuar sot ate qe ajo e quan 24 vjetor...
Ndërsa në sheshin para Teatrit Kombëtar po vijojnë përgatitj...
Deputeti demokrat, Edi Paloka tha se vendimi i Apelit qe i d...
Dështon zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së. Asn...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur dënimin me burgim të ...
Zgjedhjet lokale të Qershorit prodhuan një ndarje të re admi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...