web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KVV për zgjedhjet: Të hetohet akuza për blerjen e votës

29 Qershor 2015, 07:39, Politikë CNA

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë  prezantoi sot  raportin e katërt të zgjedhjeve të 21 Qershorit, duke vlerësuar se ?ecuria e qetë e ditës së zgjedhjeve dhe atmosfera politike gjithëpranuese, deri në këtë moment duket se po i japin zgjedhjeve cilësinë e moscënimit të vullnetit të votuesve?.

” Blerja e votës të jetë në vëmendjen e organit të hetimit. Ka shumë akuza për blerjen e votës. U tejkaluan afatet për listat e zgjedhësve. Duhet të zhbëhet tradita e shkeljes së ligjit në zgjedhje. Qetësia dhe numërimi  i shpejtë tregojnë cilësi”, thuhet në raportin monitorues të KVV.

Sipas KVV-së, problem është presioni politik që ushtrohet në KZAZ dhe vonesa në ngritjen e grupeve të numërimit të votave.





Lajmet e fundit nga