web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesila Doda: Rritja e përfaqësimit të gruas, risia e kësaj fushate

28 Qershor 2015, 21:57, Politikë CNA

Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, njëherësh dhe deputete e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka uruar kryebashkiaket e reja femra të zgjedhura në 21 Qershor. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Doda shprehet se risia e kësaj fushate ishte rritje e përfaqësimit të gruas dhe e protagonizmit të tyre.
Ja çfarë shkruan deputetja Doda në Facebook:
Risia me pozitive e kesaj fushate, rritja e perfaqsimit te gruas dhe rritja e protagonizmit te tyre ne garat e ashpra elektorale. Me gjith zemer uroj grate qe u bene kryetare bashkie ne zgjedhjet lokale. Urime te perzemerta Voltana Ademi, Zamira Rira, Florjana Koka, Majlinda Bufi, Miranda Rira, Luljeta Dollani, Juliana Memaj, Rajmonda Balilaj, Luiza Mandi, kryebashkiaket e reja.
Uroj me gjithe zemer qe te sillni nje model ndryshe ne qeverisjen e njesive vendore qe ju kane votuar. Ju jeni risija me e bukur e ketyre zgjedhjeve. Jepini fuqi besimit te shqiptarve qe ju votuan dhe sillni ndryshime pozitive aty ku do qeverisni. E ardhmja e ketij vendi varet edhe nga ju dhe puna e juaj. Ju mund te jeni modeli i fuqise se ndryshimit.





Lajmet e fundit nga