web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ajo erdhi si mbretëreshë e mjeranëve dhe iku si shërbëtore e mbretit shpirtëror

26 Qershor 2015, 18:19, Aktualitet CNA

Nga Artur LLANA 

 

Ajo iku në fakt siç erdhi, pa lënë asgjë, asnjë gjurmë,  përveç ca gënjeshtrave të vogla dhe hipokrizisë së mashtrimit, që karakterizon një ambicje të fryrë siç thotë një miku im nga individë qeflinj femrash. Më e keqeja e të gjithëve, është se ajo erdhi pa dinjtet dhe iku po ashtu, duke e lënë këtë fjalë në disa postera që as ja grisi kush dhe as ja hodhi kush sytë.

Ajo erdhi si prodhim ?akademik? dhe iku si tallazh elektoral, ku të vetmit që u dëshpëruan ishin ata që e ndiqnin në çdo miting për t?i parë ca hire. Nuk bëri kurrë fushatë. Largoji njerëz nga fushata, nuk përfilli askënd, i injoroi të gjithë, në një parti që në fakt më shumë se kurrë kishte nevojë për kokë dhe jo për prapanicë. Gënjeu në çdo takim se e donte shumë Durrësin, kur në fakt nuk e kishte menduar se jo kujtesës durrsake, po asaj vetë, do ti shfaqeshin turbulencat e adoloshencës, ata ?turbulenca? që e kishin bërë ta urrente këtë qytet dhe t?a braktiste. E mendoi si trampolinë nga ku do të hidhej, po ndryshe nga adoloshenca, thjeshtë si akademike, nga lartë po lartë ama ?dhe e gjitha i doli një masë betoni që nuk të hidhte lartë po të zhyste poshtë.

I përplasi fjalët e ligështa kudo, i amballozhoi ato me sjellje aktoreske, në qytetin që më mirë se çdo gjë njeh jo hedhjet po zhytjet.

Ajo thjeshtë mori nga ky qytet atë që kishte gatuar jo tani, po me kohë. Është vështirë të gjendet një qytet që e ka mbështetur aq shumë që në themel demokracinë dhe të dhunohet kaq shumë në emër të saj dhe pse ëndërroi për ta bërë sa më të fortë atë. Është vështirë të gjendet një model, ku njerëzve që kanë sfiduar sistemin komunist duke nisur që nga paraardhësit e saj , si vegla të partisë dhe sigurimit të shtetit , t?ju serviresh një ?mbretëreshë? që i doli shërbetore. E kishte lënë Durrësin me kujtimet e të parëve të saj dhe, mendoi se duke ja kujtuar ato do ti joshte si viktima. Theshtë hapi kujtesën e një qyteti, kujtesën e një brezi , hapi plagë që gjithkush kishte menduar se të paktën PD nuk do t?ia servirte. Erdhi me pantallona të gjata dhe politikisht iku pa brekë?dhe iku vetëm me kaq, se durrsakët dijnë të përmbahen edhe para bukurisë kur ajo shfaq ligësi, ata nuk tundohen , të japin atë që meriton dhe nuk të prekin me dorë.

Ata dinjitetin e tyre e përdorën për votë, ajo u maskua me dinjitet për t?i përdhunuar durrsakët. Kurrë në historinë e Durrësit nuk do të vijë më një kandidat që ti fyejë të gjithë dhe përkrahja e saj të jetë në kufij të mjeranëve, që ose kishin ikur nga puna ose bridhnin mitingjeve për ta parë me minifund. Për herë të parë ajo që ju servir durrsakëve si akademike mori vota jo nga koka, po nga mesi e poshtë. Kjo gjithnjë bën diferencën në Durrës.

E pompuan në studio televizive, borxhlnjtë ku jep mësim, ju lapanjosën ish-sekretarët e mardhënieve të PD, madje dhe ai që qante para ca vitesh kur shihte videoklipin e motrës së tij si këngëtare. Ja mbushën mendjen akademikes, që në fakt duhet ta kishte vetë të mbushur se Durrësi e donte shumë dhe, si për ta vërtetuar këtë ajo mblodhi një tufë qeniesh që përveç se hanin nga dy racione makranosha në vakt, nuk dinin asgjë tjetër të bënin. Kurrë ndonjëherë ndonjë kandidatë i PD nuk e ka fyer elektoratin e saj kaq shumë në Durrës dhe në fakt Durrësi e ndëshkoi. Edhe atje ku filloi të vriste mushkonja se po e pickonin, në fakt ata nuk ishin mushkonja, ajo humbi thellë, thellë për të kuptuar se njerëzit që jetojnë në këtë qytet edhe pse të ardhur, kanë ditur aq mirë të vlersojnë gjithçka po të mirë që ka ky qytet dhe njerëzit që duan ta bëjnë këtë qytet. Për të kuptuar, se kanalet e pambyllura të Kënetës nuk ishin pishinat që i kishin rekomanduar në Tiranë, ku ajo të bënte notin për të arritur ambicjet e saj. E ndëshkuan kudo, vetëm atje në ato fshatra ku nuk e kishin parë ndonjëherë  në televizor. Kurrë më shumë se sa ajo, që mblodhi rreth vetes ca figura që në Durrës nuk kanë folur kurrë për dinjitet, po për vese, nuk i ka fyer më shumë durrsakët.

Ajo gjatë gjithë fushatës së saj kishte vetëm një model komunikimi, mashtrimin. Bëri aktoren duke u përlotur, për ata që tetë vite partia dhe lideri i saj shpitëror i kishin lënë pa ujë, pa rrugë, pa drita, madje i kishin mashtruar se edhe energjinë ja kishin falur. I kishte harruar durrsakët, ose më saktë vazhdonte urrejtjen për to, që atëherë tek ?turbulencat? e adoloshencës dhe mendonte se mund ti shkelte me këmbë si akademike e shpallur e një tufë injorantësh që dalin nëpër studio televizive dhe nuk kanë takuar kurrë njerëz me dinjitet, pa telekomandën që është fiksuar në serialin e turpshëm të analizave të tyre.

Njerëzit që kishin kontribuar në PD, ajo i shkeli me këmbë, i dha të kuptonin se tashmë ata duhet të ulnin kokën që ajo të ringrinte nga aty PD, që për fat të keq nuk ka kryetar po ka fundimtar. E përlyeu Durrësin me shpifje, përgojoi familje të nderuara të tij, sipas një modeli akademik nxori dhe njerëz me brekë për të bërë plazh para bashkisë dhe i kujtoji durrsakëve se në shtabin e saj ishte ai mentaliteti i genit, ndërsa vrojtonin me dylbi kush hynte dhe kush dilte nga bashkia e aq më shumë kur kishte takime. Erdhi për të bërë karshillëk dhe ?shillëkun? e la në Durrës duke marrë me vete gjithçka tjetër. Rrahu njerëz, të rrahurit i bëri të gjithë antarë të PD edhe kur loznin domino, baltosi njerëzit e ndershëm të PD me minifunde të sjella nga Tirana, që menduan se kutitë e votimit janë gabina dushi. Ajo nuk bëri gafën e madhe si Xhaferraj që do të rregullonte cilësinë e diellit.

Ajo copëzoi në mijëra gafa fushatën e saj dhe ata gafa u kthyen në mijëra fyerje për qytetarët e Durrësit dhe asaj vetë në mijëra vota kundra.  Fushata e saj i ngjau një dasme, ku dasmorët kishin shkuar nga halli për qokë, ndërsa dhëndërri shihte gjithë inatë komshiun që nuk ja ndante sytë nusja jo dhe aq e re. Durrsakët nuk është se nuk i pëlqejnë femrat, hiret e tyre, madje kanë dhënë prova që i pëlqejnë shumë, që në lashtësi, thjeshtë ata ditën e votimit duan një kryetar bashkie dhe jo një mozaik bukurie! Durrësi nuk voton njerëzit me qera!

 





Lajmet e fundit nga