web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Myftaraj: Edi Rama tallet me oficerin e Policisë të vrarë në Lazarat duke i bërë funeral pervers mbi qilim të kuq

25 Qershor 2015, 14:40, Aktualitet CNA

Analisti Kastriot Myftaraj ka reaguar pas homazheve të organizuara për nder të efektivit të RENEA-s, i cili mbeti i vrarë gjatë aksionit në Lazarat.

Përmes një postimi në Facebook, ai e quan të turpshme vendosjen e qilimit të kuq në ceremoni funebre. Më tej ai thekson se qilimi i kuq ëshët tallje, një përdhosje e kufomës.

Myftaraj shkruan se Ibrahim Bashën e vranë kriminelët në Lazarat dhe e përdhosi Kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Postimi i plotë i Kastriot Myftaraj në Facebook

A keni parë ndonjëherë në botë funeral zyrtar, shtetëror mbi qilim të kuq (red carpet funeral)? Askund nuk ka ndodhur një gjë e tillë se qilimi i kuq ka funksione të tjera ceremoniale, jo funebre. Qilimi i kuq në funeral është një tallje, një përdhosje e kufomës.

Funerali ku arkivoli vendoset mbi qilim të kuq është njëjtë si ta vendosësh kufomën të zhveshur lakuriq në mes të sheshit. Edi Rama sot e shtroi me tapet të kuq oborrin e Pallatit të Brigadave ku u bë ceremonia mortore e oficerit të RENEA-s të vrarë në Lazarat, Ibrahim Basha. Ibrahim Bashën e vranë kriminelët në Lazarat dhe e përdhosi Kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave në Tiranë.





Lajmet e fundit nga