web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apple do të heqë butonin kryesor tek iPhone-t e ardhshëm

23 Qershor 2015, 10:50, Tech CNA

Flitet se Apple do të heqë butonin kryesor tek iPhone-t e ardhshëm, për të rritur kështu madhësinë e ekranit pa pasur nevojë që të bëjë ndryshime tek dimensionet e vetë pajisjes. Kompania po krijon një ekran të ri që do të vendosë sensorin e gjurmëve të gishtave tek vetë paneli i ekranit. DigiTimes raportoi se Apple po punon për krijimin e një çipi të vetëm për iPhone-t e ardhshëm, që do t?i japë mundësi ekranit të shërbejë edhe si sensor për gjurmët e gishtave. Apple ka disa patenta në emrin e saj që lidhen me këtë veçori, kështu që nuk mund të hedhim poshtë mundësinë që sensori i gjurmëve të gishtave mund të vendoset tek ekrani. Megjithatë, është shumë herët akoma për të thënë se Apple mund të bëjë realitet këto plane dhe të sjellë një iPhone që nuk ka butonin kryesor në pjesën ballore, i cili ka qenë pjesë e telefonave inteligjentë të Apple-it që me krijimin e iPhone-it të parë në vitin 2007.





18:20 Tech

Lazeri me graphene

Është ditur prej kohësh se nën sipërfaqe, veprat e artit shp...

19:07 Tech

Pajisja e javës

Askush nuk pëlqen të ngrihet nga krevati në mëngjes. Ky ësht...

Lajmet e fundit nga