web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidentohet automjeti, shpëtojnë 4 turistët

11 Qershor 2015, 08:38, Aktualitet CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Dukagjin pranë Thethit.

Mësohet se mjeti i aksidentuar është një Fouristradë, në të cilën udhëtonin 4 turistë të huaj. Policia bën me dije se makina doli nga rruga, rrëshqiti 10 m dhe u përplas me një pemë.

Fatmirësisht, turistët kanë pësuar vetëm plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.





Lajmet e fundit nga