Fushata elektorale për zgjedhjet e 21 Qershorit, përpos të tjerave, ka nxjerrë në pah divergjencat, turbullirat dhe ndarjet e vogla brenda Partisë Socialiste, subjektit politik më të madh në vend.
Po kush janë deputetët të cilët nuk janë angazhuar në fushatë, në zonat e tyre përkatëse? Deputeti Ben Blushi, pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama dhe kritikave sistematike ndaj qeverisë, vendosi të mos bëhet pjesë e fushatës, për zgjedhjet lokale, në Qarkun e Elbasanit. Deputeti Blushi nuk është shfaqur në asnjë takim dhe prezantim me karakter elektoral, ndërsa drejtimin e fushatës në Elbasan e ka marrë deputeti Taulant Balla.
Ndërkaq, fushatës së Partisë Socialiste për të rimarrë Bashkinë e Tiranës i ka munguar edhe Fatmir Xhafaj, i cili në zgjedhjet e 2013, mund të thuhet se arriti një rezultat mjaft pozitiv në njësinë bashkiake numër 4. Ndryshe nga Majko, Xhafaj nuk është shfaqur në asnjë takim të kandidatit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Edhe mes Xhafajt nuk ka artikuluar pakënaqësi dhe kritika ndaj qeverisë, duke përjashtuar kritika objektive dhe profesionale ndaj disa projektligjeve, deputeti nuk ka qenë pjesë e kësaj fushate. Po ashtu, një rol pasiv në këtë fushatë ka pasur edhe deputeti, Vladimir Kosta, i cili disa ditë më parë njoftoi largimin nga grupi i PS, por u rikthye sërish me ndërhyrjen e Ramës. Megjithatë, Kosta nuk ka qenë pjesë e fushatës në Përmet dhe në zonën ku është deputet. Edhe deputeti i Qarkut të Durrësit, Namik Dokle, nuk është angazhuar në fushatë.
Ministrat
Pavarësisht fotove të sforcuara dhe sajimit të takimeve, mes Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt nuk ka paqe. I lakuar si kandidat potencial për Tiranën, ministri Tahiri duket se nuk e ka gëlltitur dot faktin e përzgjedhjes së Veliajt nga Edi Rama, aq më tepër që ky vendim është lexuar edhe si një piketim i Veliajt për pasardhës i largët. Në këto kushte, është vënë re një prezencë mjaft e ulët e Tahirit në fushatën për Tiranën. Ndonëse kryetar i PS së Tiranës, Tahiri ka marrë pjesë vetëm në disa takime elektorale. Madje nuk kanë munguar as dyshimet se Tahiri mund të sabotojë fushatën e Tahirit. Po ashtu, është vënë re një tërheqje e ministrit Arben Ahmetaj nga fushata në Gjirokastër. Mësohet se prezenca e pakët e Ahmetajt ka ardhur pas konflikteve në bazë. Ndërkaq, të gjithë ministrat dhe deputetët, të cilët nuk janë bërë pjesë e fushatës, pritet të jenë pjesë e procesit të analizës pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka paralajmëruar se analiza do të bëhet në të gjitha nivelet politike.
Publicisti Emin Azemi i ka dërguar një letër eurokomisioneri...
Kandidatja e PD-së për bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi ka...
”Nuk ishim ne ata që kufizuam tregtinë dhe aktivitetin ekono...
Kandidatja e ASHE për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari ka ...
Kandidati i ASHE, dhe njëherësh kryetar i Bashkisë së Korcës...
Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për deputetin ...
Presidenti i Shqipërisë, BujarNishani, i bën thirrje deputet...
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti, Shpëtim I...
Policia ka identifikuar autorët e masakrës së ndodhur orët e...
Vihet re qe ne shume prej takimeve te kandidatit te Partise ...
Ka nisur më në fund lufta mes mafies së barnave dhe shtetit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona në fshatin Thu...
Megjithëse Shqipëria ndodhet në mes të fushatës elektorale p...
Biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli, i vendosur në qend...
Shfaqja e Almir Dacit në një video kërcënuese, ku përdoret n...
Biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli, i vendosur në qend...
Armand MeroNë Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, vlerës...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...