web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetët e PS i kërkojnë Ramës dhe Lames të mos bëjnë shou publik me legalizimet, qytetarët të marrin certifikatat në sportele

2 Qershor 2015, 10:45, Aktualitet CNA

Deputetët e Partisë Socialiste kanë lëshuar dje kritika të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, lidhur me ndarjen e lejeve të legalizimit përmes organizimeve publike dhe transmetimeve të drejtpërdrejta në televizione. Deputeti Artan Gaçi ka deklaruar dje se ky proces nuk duhet të paraqitet në formën e një spektakli para qytetarëve, por t?u vihet në ndihmë banorëve duke hapur sportele pranë zyrave të ALUIZNI-t, ku ata të shkojnë dhe t?i marrin vetë lejet e legalizimit brenda një afati të përcaktuar.

?Mos ka ardhur koha që ministria të vendosë dhe disa rregulla të reja për cilësinë dhe detyrimet të cilat ka ALUIZNI? ALUIZNI është një institucion i barabartë me QKL, QKR, Hipotekën, i cili ka detyrimin e shërbimit ndaj qytetarëve me sportele dhe afate konkrete. Jo thjesht me shpërndarje mediatike, pasi do ishte katastrofë që gjithë këto institucione që përmenda të bënin të njëjtën gjë. Drejtoresha e licencave të dilte të shpërndante licenca, apo drejtoresha e Hipotekës, etj, mos jemi në një stad që të kemi sportele, të rrisim shërbimin për qytetarët dhe afate konkrete për të gjithë?, tha Gaçi.

Deklarata e tij u bë dje në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, ku ishte i pranishëm kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, për të prezantuar ligjin e ri të legalizimeve. Pavarësisht debateve që shkaktoi deklarata e tij, Gaçi ka këmbëngulur në këtë qëndrim, duke u shprehur disa herë se qytetarët nuk duhet të presin shfaqjet e radhës në televizione. ?Nuk do ishte normale që edhe te ALUIZNI, që pasi është plotësuar e gjithë moria e dokumenteve shumë të vështira të ketë afat. Një qytetar ka plotësuar gjithë dosjen dhe që nga ky moment të kishte një datë. Ose ka variante të tjera. Vende të ndryshme e kanë me zona, kanë mbyllur një zonë të caktuar. Ose me tipologji. Por me tipologji jo, as me zona jo, as me afat jo, për ata që kanë plotësuar dokumentet. Kjo sjell pasiguri. Nuk është normale që një njeri që ka dosje të rregullt të presë kur do dali në televizor ndarja e radhës. Nuk është korrekte?, ka vijuar ai.

Kritika edhe Shalsi  

Propozimi i deputetit Artan Gaçi ka gjetur mbështetjen edhe të kryetarit të komisionit, Eduard Shalsi, i cili u shpreh gjithashtu se duhet të ketë sportele të posaçme ku qytetarët të kenë mundësi të marrin dokumentet e legalizimit. ?Ne besojmë te publiciteti i një iniciative për sensibilizimin qytetar, por do ta konsiderojmë të pamjaftueshme në rast se nuk do të shoqërohet me masa dhe sportele?, tha ai dje në mbledhjen e komisionit.

Përgjigjja e Lames

Pas kritikave të bëra nga deputetët për shpërndarjen e lejeve të legalizimit, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka deklaruar dje se të gjitha organizimet janë bërë për të sensibilizuar qytetarët dhe për të rritur besimin tek ta. Sipas tij, transmetimet e drejtpërdrejta dhe organizimet synojnë të tregojnë gjithashtu se qeveria ?Rama? do t?i shkojë deri në fund këtij procesi. ?Ajo që nisi kryeministri me ndarjen e lejeve të legalizimit në publik ishte për të rikthyer, dhe vazhdon të këmbënguli, për të rikthyer besimin e qytetarëve. Fakti që funksionoi bëri që të zbatohet dhe në fusha të tjera?, u shpreh Lame. Ai gjithashtu deklaroi se procesi i legalizimeve do të vijojë të jetë falas./sot.com.al





Lajmet e fundit nga