web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bojaxhi: Servilosja dhe bindja ndaj udhëheqësve nuk sjell zhvillim, do risjell vlerën e punës në Bashkinë e Tiranës

31 Maj 2015, 14:14, Politikë CNA

Në një takim me bizneset e kryeqytetit, kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës ka shpalosur projektin e tij për sa i përket këtij sektori. Bojaxhi tha se politika e ka mbytur biznesin duke e zëvendësuar konkurrencën e lirë me nepotizmin dhe klientelizmin. Në fjalën e tij ai i ka premtuar qytetarëve se do të rikthejë vlerat e ndershmërisë në vend dhe se politika nuk do të gjejë vend në projektet e tij.

“Asnjë shoqëri nuk është zhvilluar nëse konkurenca e lirë është zëvendësuar me nepotizmin dhe klientelizmin. Asnjë shoqëri nuk është fuqizuar ekonomikisht nëse tregu është zëvendësuar me partinë. Ne jemi vend i pazhvilluar sepse kemi zëvendësuar punën dhe aftësinë me lidhjet korruptive dhe partiake. Tek ne suksesi nuk vjen nga puna e kontributi por nga servilosja dhe bindja ndaj udhëheqësve. Një shoqëri e tillë nuk sjell punësim, nuk sjell zhvillim. Një shoqëri e tillë nuk ofron të ardhme për të rinjtë. Një shoqëri e tillë nuk do bëhet kurrë e përparuar.

Unë jam i vendosur t?i sjell këto vlera në Bashkinë e Tiranës. Depolitizimi total, çrrënjosja e klientelizmit dhe korrupsionit dhe ofrimi i profesionistëve të ndershëm e të aftë, pavarësisht preferencave partiake, do të jenë standartet e reja të Bashkisë Tiranë. Ne do të dëshmojmë se qeverisja e ndershme është jo vetëm e mundur por e vetmja rrugë që sjell zhvillim e mirëqenie.” tha Bojaxhi





Lajmet e fundit nga