Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Ashtu siç pritej, debati i parë në Kuvend për projektligjin për arsimin e lartë ka qenë i zjarrtë dhe tensionues. Deputetët, sidomos ata të opozitës, kanë bombarduar me pyetje dhe dyshime ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila dje u paraqit në Komisionin e Medias dhe të Edukimit për të mbrojtur draftin për arsimin e lartë në Shqipëri.
Pjesa më e madhe e debatit u përqendrua te financimi i universiteteve private me paratë e buxhetit të shtetit, falimentimi i universiteteve publike, duke qenë se ka dyshime se një pjesë e buxhetit të shtetit do të shkojë në xhepat e universiteteve private. Po ashtu u diskutua për kapjen e universiteteve nga qeveria, cenimi i lirisë akademike, tarifat e studentëve, të drejtat e tyre, etj.
Ministrja Nikolla në prezantimin e ligjit u shpreh se ai është një produkt që ka ardhur pas një konsultimi të gjatë me grupet e interesit dhe ka në qendër studentin dhe pedagogun. Ndërsa sa i përket kapitullit 12, ministrja deklaroi se përmes tij do të modernizohet kërkimi shkencor dhe do të sjellë elementë të rinj për arsimin.
Kundërshtitë
Deputetët të cilët patën kritika të ashpra për ligjin e arsimit të lartë, ishin kryesisht ata të opozitës. Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, e kundërshtoi atë në disa aspekte, siç është kapitulli 12, statusi i pedagogut, këshillat e fakulteteve apo profesorëve, raporti mes fakulteteve dhe departamenteve, e një sërë pikash të tjera. ?Institucionet publike të arsimit të lartë, është një term i ri dhe ka sjellë debat. Por mendon qeveria që është realist për kushtet e Shqipërisë një model i tillë? Është në vendet e zhvilluara, por ka ardhur pas një faze të lartë përgatitore, me një financim të fuqishëm dhe të gjithë institucionet i kanë potencialet për ta përfituar statusin?, u shpreh Tafaj. Më i ashpër ishte deputeti tjetër i opozitës Luçiano Boçi, një ndër zërat më kritikë të këtij drafti edhe më herët. Mes tij dhe ministres Nikolla pati shumë debate, ku në disa raste kreu i komisionit u detyrua të ndërhynte. Boçi kundërshtoi shumë pika të këtij ligji. ?Ligji është unik për nga periudha e kundërshtimit të tij, gjatë 6 muajve nga grupet e interesit, nga akademikët dhe studentët. Ka qenë unik sepse ky që ne kemi është varianti i pestë ose i gjashtë që na është sjellë. Këto variante duken të habitshme pasi ka deklarata se nuk janë reflektuar kërkesat e universiteteve?, u shpreh ai. Po ashtu, Boçi ngriti dyshimet se ligji u soll qëllimisht në periudhë fushate dhe që të diskutohet kur mbyllen universitetet. Në të njëjtën linjë ishte dhe kryetari i komisionit, Genc Pollo, i cili ngriti dyshime për kapitullin 12. Ai i drejtoi një pyetje ministres Nikolla mbi çështjen e financimit. ?Fakti që kaloni para publike përmes kapitullit 12, tek universitetet private, por që kthehen në fondacion duke hequr dividentin. Nuk dyshoni se mund të gjejnë shtigje ata që duan të përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme, që edhe përmes heqjes së dividentit, me rroga apo shpenzime të pajustifikuara që sërish të kalojnë para publike në xhepa?, tha Pollo.
Debatet dhe deklaratat në Komisionin e Edukimit
Mimoza Hafizi: Titujt e marra nga akademikët jashtë si do të integrohen në këtë sistem? Çështja e financimit të doktoraturave, kush do të aplikojë, personi apo institucioni? Nëse është institucioni atëherë edhe universitete private mund të aplikojnë për studime doktorature pasi është e pranueshme të merren financime publike.
Aleksandër Xhuvani: Këshilli i fakulteteve dhe i profesorëve nuk do të hiqet, por do të jetë në dorë të fakultete të vendosin nëse do i mbajnë apo jo. Në doktoraturë janë të hapur të aplikojnë universitete publike dhe private.
Mimoza Hafizi: Universiteti publik mund të kontrollohet, pot kush e garanton kontrollin që financimit publik që shkon për universitete private? Ju nuk keni asnjë anëtar të shtetit në bordet e universiteteve private dhe më thoni çfarë mekanizmi do gjeni për të kontrolluar financimet? Ju thatë që titujt e një universiteti mund të mos njihen nga një universitet tjetër?
Aleksandër Xhuvani: Jo nuk thashë nuk mund të mos njihen. Titulli është i njohur zyrtarisht sepse askush nuk ka të drejtë të mos njohë apo të njohë këtë titull. Punësimi në universitet nëse do e marrë apo jo tjetrin me titull është çështje e brendshme, nuk cenojmë dot autonominë.
Myqerem Tafaj: Statusi i pedagogut nuk zgjidhet me këtë ligj. Nëse lihet kaq e lirë nuk e cenon aspak autonominë nëse rregullohet me ligj.
Lindita Nikolla: Ligji u jep fund historive mjerane me çështjen e titujve…
Alfred Peza: A arrin ky projektligj që të harmonizojë gjithë ciklin e studimeve? Çfarë humbet dhe fiton studenti nga miratimi i këtij ligji?
Lindita Nikolla: Studentët janë në qendër të këtij ligji dhe do të jenë vetë ata që do të zgjedhin se ku dëshirojnë të studiojnë.
Luçiano Boçi: Në parashtrimet e Fakultetit të Drejtësisë kërkohet që duhet të ketë edhe një rregullim kushtetues pasi nocionet edhe autonomi dhe i pavarur, pra institucionet e pavarura publike nuk përputhen me njëri tjetrin… Nuk më duket shumë e sinqertë sjellja për diskutim e këtij projektligji kaq të rëndësishëm për interesin publik në këtë moment politik, pasi ngarkesa politika është e madhe dhe mungesa e interesit vihet re dhe nga prania e pakët e deputetëve…
Lindita Nikolla: Nuk e keni as në stil dhe as në bindje për të dëgjuar njerëz që kanë lidhje direkt.
Luçiano Boçi: Në komunikim jeni aspak etike pasi nuk jam drejtuar personalisht pasi mos u merrni me çfarë bëj unë në takimet e mia pasi ju përgjimin e keni tradicion dhe nuk e ditkam që ka evoluar në këtë pikë. Mos bëj subjektivizma të tilla.
Lindita Nikolla: Të kesh përshkruar një rrugë të tillë dëgjesash, emër për emër çdo departamenti, këshilli fakultetesh dhe profesorati, duke ju rikthyer një diskutimi 12 orësh me profesorët, kjo nuk është dobësi, është vullneti për të bërë gjënë e duhur.
Genc Pollo: Fakti që kaloni para publike përmes kapitullit 12, tek universitetet private, por që kthehen në fondacion duke hequr dividentin. Nuk dyshoni se mund të gjejnë shtigje ata që duan të përfitojnë në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme, që edhe përmes heqjes së dividentit, me rroga apo shpenzime të pajustifikuara që sërish të kalojnë pra publike në xhepa.
Krahas betejës me dy bashkëkryetarët e opozitës Berisha-Bash...
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvil...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi sot ...
Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkin...
Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatin e Aleancës për Sh...
Halim Kosova, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës pre...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se dys...
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përuruar ...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të tur...
“Terror banditesk i klanit kriminal te Rama – Metes ne Vore!...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë për agjenc...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dhënë sot një mes...
Partia Demokratike ka akuzuar kandidatin të majtë për Tiran...
Ish Kryeministri I vendit, Sali Berisha, ka denoncuar publik...
Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Gr...
Erjon Veliaj, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane,...
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ...
Pas përfundimit të procesit gjyqësor për padinë e ngritur nd...
Ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një vizite në Parku...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...