Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një raport të dytë për kriminalitetin në Shqipëri, japin alarmin për kontrollin e kryeqytetit shqiptar nga organizatat mafioze. Vetëm disa ditë më parë, Byroja e Sigurisë Diplomatike pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, konfirmoi shpërthimin e krimit në Shqipëri dhe korrupsionin në polici. Tashmë Byroja e Çështjeve Konsullore po pranë DASH del me disa konstatime edhe më të zymta.
Në një raport për situatën në Shqipëri, thuhet se Tirana është kthyer në një vend të rrezikshëm për të jetuar dhe për t?u vizuar, për shkak të rritjes së krimit dhe dominimit nga bandat mafioze. Gjithashtu theksohet se në baret dhe klubet e Tiranës ndodhin përplasje të armatosura mes organizatave rivale, duke konfirmuar inekzistencën e policisë.
?Papunësia e lartë dhe faktorë të tjerë ekonomikë, nxisin dhe inkurajojnë aktivitetet kriminale. Tregoni kujdes dhe mbroni të mirat tuaja materiale në qytetin e Tiranës. Statistikat e krimit tregojnë një rritje të qëndrueshme të krimit të dhunshëm në të gjithë Shqipërinë që nga viti 2009. Krimi i organizuar është i pranishëm në Shqipëri dhe herë pas here çon në konfrontime të dhunshme mes anëtarëve të organizatave rivale.
Kujdes duhet të tregohet në baret apo klabet e Tiranës, pasi kanë ndodhur përplasje të dhunshme mes organizatave kriminale, madje me përdorim edhe të armëve të zjarrit?, thuhet në raportin e DASH, përmes të cilit jepen informacione për të gjithë ata qytetarë amerikanë që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë.
Vjedhja e pasaportave
Përveç ekzistencës së bandave kriminale, një problem tjetër shqetësues në Shqipëri sipas raportit, janë edhe vjedhjet. DASH u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të ruhen nga xhepistët dhe hajdutët në Shqipëri, pasi shprehet se janë prezentë në shumë zona, sidomos në kryeqytet. ?Xhepistët, hajdutët e zakonshëm, dhe krime të tjera të vogla të rrugës janë të përhapura kryesisht në zonat ku të huajt dhe turistët mblidhen. Xhepistët përdorin teknika të ndryshme për të hutuar viktimën, madje edhe lypësit, specifikisht fëmijët, mund të bëhen shumë agresivë. Qytetarët amerikanë kanë raportuar vjedhje të pasaportave dhe mjeteve elektronike nga këta xhepistë. Viktimat e xhepistëve duhet të raportojnë krimin në polici dhe të bllokojnë kartat e kreditit sa më shpejt të jetë e mundur?, vijohet më tej.
Vjedhjet e automjeteve
Gjithashtu theksi është vendosur edhe tek vjedhja e automjeteve, ku thuhet se ky është një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri. Gjithashtu është deklaruar se ka pasur shumë raste kur të huajve u janë vjedhur sendet me vlerë në makinë. ?Vjedhja e automjeteve apo të sendeve që keni në to, është shumë e përhapur në Shqipëri. Ju duhet të shmangni lënien e gjërave me vlerë, telefonave dhe sendeve elektronike, në një fushëpamje direkte në makinë dhe duhet të siguroheni që të mbyllni mirë dyert dhe dritaret e mjetit. Në rast se dikush tenton t?ju vjedhë makinën, duhet të mos bëni absolutisht rezistencë?, janë këshillat e DASH. Sipas raportit të Byrosë së Çështjeve Konsullore, një tjetër problem në Shqipëri janë dhe vjedhjet e kartave bankare. Po ashtu qytetarëve amerikanë u është thënë që të bëjnë kujdes kur futen në qendra interneti. ?Udhëtarët duhet të marrin masat standarde të sigurisë përpara se të përdorin ATM. Përdorni ATM brenda bankave dhe kontrolloni për ndonjë ndërhyrje të dukshme të bëra në to përpara se t?i përdorni. Tregohuni shumë të kujdesshëm në rastet e përdorimit të qendrave publike të internetit, të tilla si internet kafe, pasi pasuordet apo të dhënat personale janë subjekte të komprometimit?, thuhet në raport. Sipas tij të rrezikshëm janë edhe hotelet, pasi në shumë raste mund të vidhen sende me vlerë.
Korrupsioni
Ashtu si në raportin e Byrosë së Sigurisë Diplomatike, edhe në raportin e Byrosë së Çështjeve Konsullore një vëmendje e veçantë i është vënë korrupsionit. Në raport është theksuar se në shumë rajone të Shqipërisë, përveç krimit shqetësues është edhe korrupsioni. ?Aktiviteti i organizuar kriminal dhe korrupsioni ndodhin në shumë rajone të Shqipërisë. Policia dhe mediat shpesh raportojnë incidente sporadike të dhunës?, është shprehur DASH.
Lazarati
Edhe pse policia ndërhyri në Komunën e Lazaratit duke i dhënë fund kultivimit të lëndëve narkotike, për amerikanët kjo zonë vijon të mbetet tepër e rrezikshme. Sipas raportit, edhe pse situata është përmirësuar, ajo sërish vijon të jetë e rrezikshme. Gjithashtu janë kritikuar aftësitë e forcave të rendit. ?Punonjësve të qeverisë amerikane aktualisht u ndalohet të udhëtojnë në qytetin jugor të Lazaratit, i cili historikisht ka qenë një nga rajonet më të mëdha të prodhimit të marijuanës në Evropë. Në qershor 2014 policia kreu një operacion kundër narkotikëve në shkallë të gjerë në Lazarat që zgjati për disa ditë. Gjatë operacionit, policia u sulmua me armë zjarri nga banorë të cilët kishin përfitime financiare nga kultivimi i marijuanës. Situata e sigurisë është përmirësuar që nga operacioni i qershorit, por gjithsesi mbetet e paqëndrueshme. Aftësia e policisë për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët pranë Lazaratit është ende e kufizuar?, thuhet në raport.
Protestat
Një tjetër shqetësim që shprehet në raportin e SHBA janë dhe protestat apo demonstratat që zhvillohen në vendin tonë. Sipas tij, në mjaft raste janë shënuar konfrontime dhe ka pasur edhe viktima, prandaj ka këshilluar shmangien e zonave ku ka të tilla aktivitete. ?Demonstratat publike në Shqipëri janë të shpeshta, madje nuk janë të rralla rastet kur ndodhin edhe pa asnjë paralajmërim. Demonstratat mund të shkaktojnë shqetësime serioze të trafikut, ose bllokimin e objekteve publike. Edhe pse shumica e demonstratave janë paqësore, në demonstratat e kaluara ka pasur përdorim dhune e cila ka rezultuar në vdekje dhe plagosje të shumta, duke përfshirë zyrtarë shqiptarë të Policisë së Shtetit?, thuhet në raportin e Byrosë së Çështjeve Konsullore. Ky raport është publikuar pak kohë më parë në faqen online të këtij organi, ku jepen informacione për shtetet, mes të cilave edhe për Shqipërinë. Pra përmes këtij raporti vendi ynë cilësohet i rrezikshëm dhe amerikanëve u bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm./sot.com.al
Ish Kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar dje në parlamen...
Nga Kastriot MYFTARAJQëkurse Maqedonia u shpall shtet i pava...
Parlamenti shqiptar rrëzoi sot me 73 vota të shumicës dekret...
Ministri i Jashtëm shqiptar reagon ndaj komenteve të homolog...
Pas dorëheqjes së Vangjel Dules si nënkryetar i Kuvendit, pa...
Nard Ndoka, aleat me koalicionin e majtë tashmë, ka sulmuar ...
Evien Dako kreu i ZSHDA kapet ne konflikt interesi dhe duke ...
Dritan Prifti ish-ministri dhe deputeti i LSI ka reagu...
Kandidatët e partisë Demokratike kanë dalë njëri pas tretrit...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë...
Partia Demokratike reagoi sot për deklaratat e kryeparlament...
Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë ka kallëzuar ish mini...
Shteti Islamik i ka lënë thikat dhe armët kur vret viktimat ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 30 vjet burg për sh...
Kompania Hungareze “Wizz Air” ka kryer inspektime në aeropor...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy djemtë e Rrapush Xhaferrit...
Drejtori i Policisë HakiÇako është pritur në një takim të ...
Policia e Korçës ka proceduar penalisht Drejtorin e Rrugëve ...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Tiranë...
Gazeta Shqiptare shkruan sot se rrruga e saj drejt Shteteve ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...