web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre shtete europiane nënshkruajnë për Euro-dronin

18 Maj 2015, 15:29, Kuriozitete CNA

Gjermania, Franca dhe Italia u zotuan të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të arritur në prodhimin e asaj që quhet ?eurodroni?, që do të shërbejë për mbledhjen e të dhënave e informacioneve nga ajri.

Tre shtetet kanë rënë dakord të përfshihen në një studim dyvjeçar për ndërtimin e një sistemi ajror të pilotuar nga toka i cili do të jetë i gatshëm brenda një dekade.

Përmes një komunikate, këto tri shtete njoftojnë se ?sapo të bëhet funksional, sistemi do të kryejë misione afatgjata të inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit?.

Këto tri shtete e shohin këtë projekt si një mënyrë të fuqizimit të bashkëpunimit në mbrojtje në tregun e ndarë evropian.





Lajmet e fundit nga