web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta e Kumanovës, një skenar antishqiptar i dalë nga manuali nga ku doli droni me flamur të zi i Beogradit

10 Maj 2015, 06:06, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ 

Në këto momente kur Maqedonia ishte duke rrëshqitur në një luftë civile midis sllavo-maqedonëve, mes shtetit të kontrolluar nga nacionalistët maqedonë të Gruevskit nga njëra anë, dhe opozitës së majtë në anën tjetër, edhe shqiptari më idiot i Maqedonisë e kuptonte se kjo situatë ishte e mirëseardhur për shqiptarët.

Deri më tash sllavo-maqedonët i kishin akuzuar shqiptarët si destabilizues të shtetit, ndërsa tash shtetin po e destabilizonin vetë sllavo-maqedonët, si kurrkund ndonjëherë që prej vitit 1991, kur Maqedonia shpalli pavarësinë. Gruevski për ata që e kanë harruar, kur ishte ende në opozitë, e nisi rrugën e tij drejt pushtetit me një referendum të mbajtur në vitin 2004, ku kërkonte që të anulohej reforma administrativo-territoriale në Maqedoni, për të cilën thoshte se u bënte favore të mëdha shqiptarëve. Pra, Gruevski e nisi rrugën drejt pushtetit duke krijuar një fushëbetejë politike mes sllavo-maqedonëve nga njëra anë dhe shqiptarëve të Maqedonisë në anën tjetër, e tillë që të ishte përtej ndarjeve partiake mes sllavo-maqedonëve që kalonin në vijën VMRO-DPMNE dhe SDSM. Është e vërtetë se Gruevski humbi në këtë referendum, por ai arriti që të bëjë një plebishit në llojin e vet, duke marrë më shumë vota se ç? kishte marrë ndonjëherë partia e tij që nga viti 1990. Këtu është themeli i pushtetit afatgjatë të Gruevskit.
Në 2015, pas nëntë viteve në pushtet, dhe një vit pas fitores së katër rresht në zgjedhjet parlamentare, Gruevski u gjend saktësisht në situatën e kundërt me atë të vitit 2004. Për herë të parë qëkurse Maqedonia u bë shtet i pavarur, u krijua një situatë kur jo vetëm që konflikti politik ndërmjet sllavo-maqedonëve ishte më i ashpër për momentin se ndërmjet sllavo-maqedonëve dhe shqiptarëve, por opozita sllavo-maqedone, ishte duke denoncuar shtetin sllavo-maqedon të kontrolluar nga dyshja Gruevski-Ivanov me prova për skenarët terroristë të kryer ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Ato gjëra për të cilat kishin folur vite me rradhë shqiptarët e Maqedonisë, duke u ankuar për skenare antishqiptare të shtetit maqedon, tashmë po potencoheshin dhe me prova nga vetë sllavo-maqedonët.

Në këtë rrethanë, Gruevskit i duhej që t? i rikthente gjërat përsëri në situatën e vitit 2004, pra të projektonte një kryengritje të armatosur shqiptare në situatën e konfliktit politik midis sllavo-maqedonëve, duke dalë Gruevski si lideri i fortë që mbron Maqedoninë nga terroristët shqiptarë.
Edhe shqiptari më idiot e kuptonte se të rrëmbesh armët në këto momente do të thotë t? i shërbesh regjimit të Gruevskit. Në këto momente sllavo-maqedonët duheshin lënë të vriteshin mesveti, cka do të ndodhte në mënyrë të pashmangshme së shpejti. Se deri këtu do të arrinin gjërat pas shkallëzimit të protestave të opozitës maqedone. E në vend që të ndodhte, kështu, pra në vend që të forcat policore-ushtarake sllavo-maqedone të vrisnin njerëzit e SDSM, cka pritej të ndodhte, iu dha shkaku shtetit maqedon që ato të dërgohen për të keqtrajtuar edhe vrarë shqiptarë.
Skenari i Luftës së Kumanovës ka dalë nga i njëjti manual si skenari i dronit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, 14 tetorin e kaluar. Që prej fillimit të ndeshjes u pa qartë se Serbia kishte një problem me gjyqtarin britanik i cili e ndërpreu disa herë lojën, për shkak të veprimeve të dënueshme të tifozëve serbë. Ndërprerja e lojës nga gjyqtari në minutën e 42, për shkak të hedhjes në fushë të një objekti piroteknik, apo flakadani veçanërisht të madh, u duk të ishte fatale për serbët, se këtë herë gjyqtari ishte i detyruar që të ndërpriste ndeshjen, çka do të thoshte që Shqipëria të merrte tre pikët. Pikërisht në momentin që gjyqtari ndërpreu lojën në minutën 42, droni i cili endej rreth stadiumit u nis të hynte në stadium, dhe një lojtar serb kërkonte me dëshpërim që t? i tërhiqte vëmendjen gjyqtarit te droni para se gjyqtari të fërshëllënte ndërprerjen e ndeshjes.

Droni i ardhur në stadium në momentin që iu duhej serbëve dhe në mënyrën që iu duhej serbëve (droni e dërgoi flamurin e zi në dorën e një lojtari serb), e përmbysi situatën duke u bërë shkak që të ndodhin ngjarjet që çuan në dënimin e Shqipërisë, përveçse të Serbisë. Njeriu që mori përsipër ngritjen e dronit ende nuk e ka shpjeguar se si mundi ta bëjë këtë gjë. Gjëja që i trembet më shumë tash e tutje Ismail Morinaj është që të vihet në situatën kur do të jetë i detyruar që të shpjegojë me detaje sesi e bëri këtë gjë.
Ashtu si Serbia nuk mund ta bënte skenarin e dronit me flamur të zi, pa pasur bashkëpunimin e një shqiptari faqezi që do ta merrte përsipër aktin, ashtu edhe shteti maqedon nuk mund të ndërmerrte në këto rrethana një aksion ushtarako-policor kundër popullsisë shqiptare në Kumanovë apo dikund tjetër, pa pasur bashkëpunimin e disa shqiptarëve që do të vrisnin policë. Një aksion i tillë nga ana e shtetit maqedon, në këto momente kur opozita maqedone, madje edhe ish-eprorët e forcave policoro-ushtarake maqedone në luftën e vitit 2001 po e akuzojnë Gruevskin se është duke simuluar terrorizmin shqiptar për të dalë nga situata pa krye politike ku gjendet, do të kthehej në një boomerang vdekjeprurës për Gruevskin dhe për krejt shtetin maqedon. Prandaj unë e quaj zbulimin e së vërtetës së dërgimit të dronit me flamur të zi në stadiumin e Beogradit, si një çelës për të zbuluar formulën sesi ndërtohen skenaret antishqiptare.
Ata shqiptarë që kanë rrëmbyer armët në Kumanovë dhe po luftojnë me forcat policore-ushtarake sllavo-maqedone nuk janë heronj, ata janë bastardë terroristë, llumi i kombit shqiptar, argatë të Sashkos, kryeshefit të shërbimeve të fshehta maqedone. Ata janë garda shqiptare e Gruevskit. Në Kumanovë nuk po luftojnë atdhetarë shqiptarë, por po lufton mafia shqiptare e paguar nga Sashko Mihajllovi. Sipas të njëjtit skenar, sipas të cilit u krijua kulti i agjentit serb Ismail Morinaj, alias Ballist Morina, duke u paraqitur si një superatdhetar shqiptar, tashmë kërkohet që vepra terroriste antishqiptare e argatëve të Sashkos në Kumanovë të kamuflohet me pasojat e dhunshme ndaj popullsisë shqiptare të operacionit e gjerë policor-ushtarak maqedon në Kumanovë.

Jo! Nuk duhet lejuar të ndodhë kështu. Popullsia shqiptare e zonës së luftimeve në Kumanovë ka përgjegjësi për të denoncuar terroristët shqiptarë se ata nuk janë UFO, por lëviznin midis kësaj popullsie. Këta njerëz nuk ia duan të mirën popullsisë shqiptare të Kumanovës, nuk ia duan të mirën shqiptarëve të Maqedonisë. Nëse popullsia shqiptare e zonës së luftimeve nuk i denoncon ata, atëherë bëhet bashkëfajtore me ta. Nuk duhet lejuar që nga kjo histori të dalin heronj të rrejshëm, të cilët i dhanë një ndihmë të madhe Gruevskit në këto momente të vështira për të





20:45 Opinione

Ikni miq

Ikni miq. Po ikni.Me ju po tallen.Thuhet se po ikni kot.Nje ...

07:17 Opinione

Jam me Blushin!

Nga Artan HOXHAJam me Blushin e diteve te fundit edhe pse nu...

Lajmet e fundit nga