Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Astrit PATOZI*
Ky është ligji më hipokrit dhe më tinzar që keni sjellë në parlament, që kur erdhët në pushtet këtu e dy vjet të shkuara. Është hipokrit, sepse synon të kundërtën e qëllimit, që nismëtarët kanë paraqitur publikisht. Është tinzar, sepse këkron të krijojë një pështjellim, për të shpërqëndruar vëmendjen nga problemet reale që kanë kapluar vendin, nga skandalet e panumërta të kësaj qeverie dhe nga pikiata ekonomike, ku po rrokulliset Shqipëria, nën drejtimin e kësaj mazhorance.
Përpara 20 vjetësh, edhe unë si shumë të tjerë, kam besuar dhe shpresuar se do të vijë patjetër një ditë që krimet mostruoze të komunizimit do të ndricohen. Kam besuar se do të vijë patjetër një ditë që dosjet do të hapen dhe që nga jeta publike do të nxirren me forcën e ligjit të gjithë ata që kanë përlyer duart me gjakun dhe jetën e mijëra të përndjekurve nga diaktura e Enver Hoxhës.
Për shkak se përjetuam regjimin më të egër të kontinentit, ne e kishim shumë më të nevojshme se gjermanët, cekët, apo polakët, që ta kishim bërë me kohë lutracionin. Por sot nuk kam më pothuajse asnjë shpresë që kjo do të ndodhë. Sepse ne për qëllime të uleta politike i dogjëm një e nga një të gjitha etapat që ku proces të kryhej dhe që vendi t?i mbyllte një herë e përgjithmonë plagët e tmerrshme të komunizmit.
Por fakti që unë e kam humbur shpresën nuk do të thotë se më është zbehur neveria për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe as për xhelatët e armës famëkeqe të diaktaturës. Jo sot, që është ende shpejt, por edhe pas 20 vjetësh do të kem të njëjëtën konsideratë dhe përcmim për ata.
Por problemi është se për cfarë do t?i shërbejë sot kësaj shoqërie ky proces kaq shumë i vonuar dhe i zvarritur ? A ka shqiptar që të besojë në qëllimin e mirë të kësaj qeverie, e cila po nxiton që të hapë dosjet e vjetra, ndërkohë që këtu përditë mbyllen dosjet e reja të krimit dhe të korrupsionit?
Le ta zemë për një cast, se pas hapjes së dosjeve, njerëzit do të mësonin emrat e politikanëve apo zyrtarëve të lartë që kanë bashkpëunuar me Sigurimin e Shtetit. A do të ishte kjo e mjaftueshme që institucionet tona të zbrazeshin nga skota e tyre? Ligji që ka sjellë qeveria, as që e synon këtë, sepse ai nuk ka asnjë lidhje me lustracionin. Por edhe sikur ta kishte. Dhe kjo jo thjesht për faktin se këta që drejtojnë sot vendin sa herë kanë ardhur në pushtet, e kanë mbushur administratën me ish- fosile të disktuarës.
Por pse nuk besoj unë tek ky proces, sepse dikush mund të thotë, se më mirë vonë se kurrë që drejtësia të vihet në vend. Po për cfarë drejtësie po flasim?
Nëse ky ligj do të synonte vërtet pastrimin e jetës publike nga ish-sigurimast, sigurisht që ky proces duhet të niste me parlamantin, sepse ky është edhe kryeinstitucioni i Republikës. Po si mund të besoj unë se ky parlament mund të bëhet më i mirë, në rast se nxjerrim prej tij ndonjë ?ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, kur këtu ka plot të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni. Unë vetë e kam vërshtirë ta jap përgjigjen, sepse nuk kam vajtur asnjë ditë burgu në kohën e diktaturës. Por sec kam një bindje që edhe një ish-i bugosur po të pyetej sot se cfarë konsideron më të rrezikshëm për shoqërinë, ish denoncuesin e tij apo një vrasës, nuk do ta kihste të lehtë përgjigjen. Po të pyetej një familje e përndjekur, kush e këtrcënon më shumë ish- operativi i zonës apo një trafikant droge dhe prostitucioni, nuk besoj se do të hezitonte të tregonte gishtin nga këta të dytët.
Ju nuk mund të mburreni kurrësesi se po i bëni një shërbim shoqërisë, duke zbardhur gjoja krimet e para 30 vjetëve, sado të rënda që të kenë qenë ato, dhe të tilla kanë qenë, ndërkohë që e keni mbushur këtë sallë, me invidë me dy apo më shumë emra, të cilët vetëm pak kohë më parë ishin tutorë prostitutash apo plackitës banesash në Belgjikë, Gjermani, Itali apo gjetkë.
Por parlamenti është vendi ky ata shkëlqejnë më shumë, por nuk është trualli i vetëm, ku ushtrojnë aktivitetin e tyre njerëz të botës së errët të krimit të organizuar. Vetëm Partia Demokratike ka denocuar me dhjetera raste të përshirjes së individëve me prcedentë të rëndë penalë në zyrat më të rëndësishme të shetit. Por opozita, sado informacion të ketë, nuk mud t?i dijë të gjitha. Që do të thotë se kjo ështyë një epdemi e rrezikhsmei, që erdhi bashkë me këtë mazhorancë, pas 23 qershorit. Mirë dosjet e Sigurimit po i zgjidhkemi sot, po dosjet e tyre, kush do t?i hapë?
Të nderuar zotërinj, që sot qeverisni! Jeni duke i bërë gjëmën këtrij vendi. E them këtë me trishtimin të thellë, por me bindjen më të plotë. Jo thjesht për faktin se eknomia është në rënie të lirë, jo thejsht për fajktin se varfëria është shtuar, se papunësia po rritet me shpejtësi, por jeni duke vrarë përditë shpresën se Shqipëria mund të bëhet një vend normal.
Ndaj edhe shqiptarët nxitojnë të largohen cdo ditë e më shumë. Jeni përgjegjës direkt për këtë eksod masiv të qytetarëve të këtij vendi. Sepse këtu ishin ata edhe kur u liberalizuan vizat, por nuk ikën. Pse tani e kuptuan ata se në Gjermani jetohet më mirë se në vendin e tyre?
Shqipëria ka qenë ndoshta më e varfër para disa vjetësh, por ju po i rrëzoni kësaj shqoqërie edhe skrupujt më mininalë etikë dhe moralë. Tani pak nga pak po krijohet idea se të vrasësh, të trafikosh drogë dhe prosituta, nuk është më turp, por madje mund të konsiderohesh djalë i zoti . Tani kriminelët klasifikohen në të mirë dhe të këqinj, ku të mirë janë ata që e kanë grurë me qeverinë, kurse të këqinjtë janë ata që i dalin kundër.
Dy deputetët që i mungojnë sot apelit të kësaj mazhorance, ishin në një farë mënyre ?viktima? të këtij seleksionimi brenda llojit. Ata u shndërruan papritur një mëngjes në armiq të betuar, ndërkohë që në darkë kishin rënë të flinin si heronj të kësaj qeverie dhe të kësaj mazhorance. Dhe ndoshta të tillë do të ishin prapë, në rast se nuk do ta kushin kruajtur me kryeministrin dhe me kryetarin e parlamentit. Është më shumë se paturpësi që ta quash këtë dekriminalizim.
Ndaj edhe të gjithë ata shqiptarë që nuk e ndjejnë veten të aftë për zotësi të tilla që të bëjnë deputet apo drejtor të madh përmes krimit, nxitojnë t?ia mbathin. Natyrisht, që në këtë depresion kombëtar edhe ne kemi rolin tonë, ndonëse qeveria është gjithmonë problemi. Edhe ne duhet të bëjmë më shumë që cdo qytetar i zhgënjyer nga kjo qeveri të besojë fort tek opozita dhe të mos e gjejë shpëtimin tek arratia. Por kjo është gjithësesi një temë tjetër.
Shumë nga shqiptarët që brakstin familjet dhe vendin e tyre sot, ndoshta nuk kanë jetuar asnjë ditë në komunizëm, sepse janë fare të rinj. A mund t?i thuash atyre që në këtë vend po vendoset drejtësia se po hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit? A është ky për ta një argument që t?i bëjë të kthehen? Sigurisht që jo. Sepse ai e di që dosjet e bandistëve të lagjes së tij dhe të kryebanditëve që janë bërë të mëdhenj nuk do të hapen kurrë, ndaj edhe nuk kanë më asnjë shpresë. Ndaj edhe nxitojnë të largohen.
Ata nuk mund ti gënjejmë dot me rrugën Tiranë-Rinas, që është edhe simbolika më elokuente e mënyrësë sesi është qeverisur Shqpëria në këtë dy vjet. Janë vetëm 10 km rrugë me drita, të bardha dhe të kuqe, me palma, me asfalt të riveshur, me lule dhe me gjelbërim, por edhe aty hajdutët nuk ia përtojnë dhe të grabisin mu në mes të ditës. Janë harxhuar miliona dollarë për këtë vitrinë të qeverisë, dhe për cudi asnjë centimetër më shumë asfalt nuk shtrohet ndonëse autostrada Tiranë ?Durrës është e gjitha e amortizuar. Sepse qeveria nuk ka para për rrugë, ujësjellësa dhe shkolla, por vetëm për reklama.
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, me të cilën do të gënjejë apo blejë ndonjë gazetar të huaj, që mbase të bëjë ndonjë reportazh optimist, njësoj si dikur kur drejtonte bashkinë e Tiranës dhe leu me bojëra të ndezura fasadat e pallateve.
Unë mendoj se sado drita dhe lule të ketë në rrugën Tiranë ?Rinas, kjo nuk do t?i bëjë më të lumtur ata që nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e kripura të energjisë, ata që kanë humbur cdo shpresë për një vend pune, ata që kanë rënë pre e dhunës së paligjshme të shteti policor. Ndaj ata do të vazhdojnë të ikin, pa e kthyer kokën pas.
Por Shqipëria e rrugës Tiranë-Rinas, përvecse irrituese për këtë vend që i shtohen në progresion gjeomerik hallet, është edhe poshtërim për qindra mijëra shqiptarët që sot ndodhen në vështirësi ekstreme. Sepse është një politikë fyese që i konsideron ata si dele që mund të genjehen lehtë, mjafton që të shikojnë pas xhamave barin jeshil dhe palmat, për të harruar femijët që nuk kanë me se t?i ushqejnë. Është njësoj si dikujt që ka marrë pjesë në një funeral, t?i thuash se sa e bukur është rruga që të con në varreza.
Kjo është e vetmja qeveri, që i konsideron punëtorë ministrat, sepse flasin gjithë ditën, dhe u kërkon punë deputetëve, të cilët sipas saj nuk duhet as të flasin. Madje edhe ky ligj hipokrit dhe tinzar, që nuk sjell asnjë vlerë dhe asgjë të mirë për shoqërinë, konsiderohet si një nga veprat e mëdha të një ministri të sukseshsëm, i cili ka vendosur të kandidojë për kryetar bashkie. Por ndonëse ju tashmë e keni vendosur ta miratoni, unë po u jap një këshillë. Mbase do t?ju interesonte më shumë të mos i hapnit dosjet, sepse mund ta kishit shpallur agjent të Sigurimit të Shtetit edhe Ben Blushin, apo ndonjë deputet tjetër që do të guxonte t?i prishte gjumin kryeministrit. Opozitën po se po.
*Fjalimi sot në Kuvend
Nga Mesila DODA*Inisiativa që vjen sot para jush si produkt ...
Nga Jonadër AGOLLI Rikthehet për të disatën herë në qëndër t...
Nga Mero BAZE Ish- kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi ...
Nga Cim PEKA Po vazhdoj nje bisede te pamundur me nje mik....
Jorida TABAKUNë shpjegimin e saj Ministria e Financave, na l...
Nga Agim BACI I dashur Mustafa, E lexova me vëmendje interv...
Oerd BYLYKBASHIPD ka propozuar ligj qe per zgjedhjet e 21 qe...
Nga Artan FUGAKur kundër dikujt thuhet :Gjakpirës, qen i nd...
Nga Kastriot MYFTARAJZ. Kryeministër!Në intervistën tuaj për...
Nga Spartak NGJELA Teza e parë. A ka pasur dhe a ka vërtet ...
Nga Andi BUSHATITashmë e di, e kam dëgjuar nga kritikët e ti...
Gazetari Cim Peka ka reaguar pas kritikave për deputetin Ben...
Dr. Enver BytyçiNjë nga figurat më të errëta të politikës dh...
Edison Ypi Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morra...
Nga Jorida TABAKUPër të tretin muaj me radhë, të ardhurat ng...
Nga Kastriot Myftaraj1)Shërbimet e fshehta serbe, institute ...
Nga Artan FUGADuke mbrojtur idene se cdo artikull a punim sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...