web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Berisha: Rama hakmarrës, keqtrajton protestuesit në Kukës

4 Maj 2015, 14:15, Politikë CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se keqtrajtimi i protesuesve sot në Kukës është dëshmi e hakmarrjes së shefit të qeverisë Rama, pasi qytetarët e Kukësit e braktisën kur ai ishte në këtë qytet për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se gjatë përleshjes me protestuesit, duket edhe një bandit që iu asiston policeve duke i kërcënuar me revole dhe goditur ata edhe brenda në makinen e Policisë.

Postimi i tij në Facebook i shoqëruar me videon:

“Kjo video tregon keqtrajtimin ç’njerezor te protestuesve paqesore ne Kukes vetem se kerkonin heqjen e kamatvonesave per energjine. Ne grupin e policeve shihet dhe nje bandit me uniforme portokalli, civil me revole ne dore, qe iu asiston policeve duke i kercenuar me revole dhe goditur ata edhe brenda ne makinen e Policise. Hakmarrje primitive e Rames ndaj protestuesve paqesor per braktisjen qe i bene kuksianet dje takimit elektoral te Rames!!”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mwshac8tNDQ” width=”560″ height=”315″]





Lajmet e fundit nga