web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD: Rama sot bllokoi të gjitha rrugët e Shkodrës me policë

3 Maj 2015, 17:11, Politikë CNA

Zëdhënësi i Partisë Demokratike në Shkodër ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se rrugët e Shkodrës janë bllokuar prej shtetit policor të Kryeministrit Rama. ?Rama sot bllokoi të gjitha rrugët e Shkodrës me policë, për të deklaruar se Bazhdari është askush? u tha në deklaratë.
Më herët shefi i qeverisë Rama tha gjatë prezantimit të kandidates Keti Bazhdari, se rivalen e saj Voltana Ademi nuk e njihte. Lidhur me këtë deklaratë, PD në Shkodër tha se ajo në parlament ka denoncuar rastet ku shumë qytetarë të Shkodrës janë lënë pa punë gjatë qeverisjes PS-LSI.
Lidhur me prezencën e kanidates socialiste në përurimin e nisjes së punimeve për stadiumin, selia blu në Shkodër shton se çelësat e stadiumit ?Loro Boriçi? nuk janë të asnjë qeverie, por janë të qytetarëve.





Lajmet e fundit nga