web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bojaxhi: Respekt për njerëzit kurajozë të medias

3 Maj 2015, 15:04, Politikë CNA

Kandidati i pavarur për Kryetar Bashkie në Tiranë, Gjergj Bojaxhi, është shprehur sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias. Ai thekson se dhënia e informacionit të vërtetë do të ndryshonte situatën në të cilën ne ndodhemi, ku Shqipëria renditet ende ndër vendet me liri të pjesshme të medias në botë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shpreh respektin për njerëzit kurajozë të medias.
?Sot është Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias. Fatkeqësisht, Shqipëria renditet ende ndër vendet me liri të pjesshme të medias në botë.
Ne shpesh pyesim nga mund të fillojë ndryshimi për të dalë nga rrethi i mbyllur i së keqes ku ndodhemi. Unë besoj se përhapja e informacionit dhe të vërtetës është fillimi më i mirë. Një gazetar, një reporter, një komentator me kurajo mund të bëjnë më shumë se shumë të tjerë për lirinë e të ardhmen tonë. Respekt për njerëzit kurajozë të medias.? shkruan Bojaxhi.





Lajmet e fundit nga