web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidatët e inkriminuar/ Grida Duma-socialistëve: Shpifni nga paniku i humbjes

28 Prill 2015, 14:40, Politikë CNA

Pas përfshirjes së emrit të Grida Dumës nga Partia Socialiste në listën e personave të inkriminuar në garën për 21 qershorin,  ajo ka reaguar ku ka thënë se të gjitha këto vijnë pas panikut që ka zënë kampin rozë për humbjen e bashkisë së Durrësit. Në një deklaratë për mediat shtabi elektoral Dumës shprehet se kryeministri nxori një ?sharës me pagesë? dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike.
Kandidatja demokrate thotë se durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon.

Reagimi i plotë i shtabit të PD në Durrës
Kryeministri nxori një ?sharës me pagesë? dhe publikoi një listë me akademikë që garojnë nën siglën e Partisë Demokratike.

Nga një mazhorancë që e ka ngritur krimin në Akademi mund ta presësh këtë.

Lista, ku bënte pjesë edhe emri im, është një sajesë e trashë që buron nga paniku i humbjes së afërme.

E shoh si kamerdare të shpuar turpi, që i hidhet që nga Tirana të Turpëruarit të Vogël këtu në Durrës. Nuk e shpëton dot nga fundosja.

Kam kuptuar një gjë këto ditë me qytetarët e Durrësit e rrethinave: Durrsakët i kanë pritur me padurim këto zgjedhje për të larguar Vangjush Dakon.

Akuzat që lexohen në Tiranë janë tregues se atje e kuptojnë se ç?i pret në Durrës. Për këtë alarmohen dhe shpifin.

Të hidhen përpjetë sa të duan: I pret një disfatë e thellë dhe e sigurt.





Lajmet e fundit nga