Kurbin/ Arrestohet një 15-vjeçar, akuzohet për armëmbajtje pa leje
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 15-vjecar pasi iu sekues...
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, ka reaguar lidhur me moskandidimin e tij në garën e 21 qershorit.
Cipa shpreh zhgënjimin për falsifikimin e pashembullt të fushatës zgjedhore, brenda dhe jashtë llojit të socialistëve.
Në një status të gjatë në Facebook, Cipa shkruan se rezultati i garës për kandidatë në Sarandë u përmbys.
Statusi i plotë
Ju kam ndjerë kaq pranë këto ditë të zhgënjimit më të madh që mora nga rezultati i përmbysur i garës së zhvilluar brenda PS për kandidat të saj për kreun e Bashkisë së Sarandës. Qindra mesazhet dhe qindra telefonatat, që kam marrë prej jush në këto ditë, më kanë ndihmuar për të mos u ligshtuar përpara një falsifikimi të madh, që ia doli të shkulë gati me dhunë emrin tim nga vendi fitues i garës që bëra për t?u konfirmuar unë sërish si kandidat për kreun e Bashkisë së Sarandës, nën siglën e PS. Ju jam shumë mirënjohës, që ndatë me mua peshën e këtij zhgënjimi dhe falsifikimi të pashembullt për fushata zgjedhore, brenda dhe jashtë llojit të socialistëve. Edhe pse ishin të shumta në numër, me respektin më të madh për secilin prej jush, i kam lexuar gërmë për gërmë të gjitha mesazhet tuaja.
Po kështu, çdo bisedë gojore apo telefonike me ju, më ka lartësuar moralisht e psikologjikisht, përballë triumfit të së keqes, të atyre që i lexuan duke i kthyer përmbys punët dhe realizimet e këtyre 4 viteve të fundit në krye të Bashkisë së Sarandës. U panë të përmbysura ato, megjithëse cfarë është bërë në 4 vjet për Sarandën tonë të dashur, i gjen në çdo hap e ngado që të hedhësh sytë.
E bënë këtë, vetëm e vetëm për t?i shkuar deri në fund ?humbjes? sime të paramenduar e të paracaktuar në mendjen e tyre. Për mua, për ju dhe për çdo qytetar që ka sy e sheh, arritjet që nuk mund të mohohen e as të anashkalohen, janë testi dhe sondazhi më i mirë, më i vërtetë e i pakundërshtueshëm. Një detyrim të madh kam të falenderoj të gjitha stafet e bashkëpunëtorët e mi, që janë edhe bashkëautorë të këtyre punëve e realizimeve, të cilat i mbeten Sarandës. Me ta ndava çdo ide e projekt dhe çdo përpjekje e vështirësi për t?i realizuar ato. Sadisfaksioni i përbashkët që morëm, është se ia dolëm ta bëjmë Sarandën një qytet më të mirë për të jetuar dhe më të këndshëm për t?u vizituar e për të pushuar. Kjo ka shumë rëndësi dhe kjo mbetet si gjurmë e mirë e punës së mirë, edhe për shumë e shumë vite pas ikjes sime nga drejtimi i Bashkisë së Sarandës.
Unë nuk jam këtu për të hedhur rrënjë, por për të hedhur farën e punës së mirë, të punës me dashuri e përkushtim për qytetin e përbashkët dhe për të merituar të jem kryeshërbëtor i gjithë banorëve. Dhe jam krenar që këtë e bëmë. Katër vite më kaluan duke punuar në staf sipas kësaj filozofie. Dhe bëra më shumë nga sa premtova, duke treguar në punë se unë jam nga ata që nuk premtoj atë që nuk bëj dhe bëj më shumë nga sa them. Kam mbetur i surprizuar, pasi sms të shumta kam marrë jo vetëm nga miq e shokë, nga bashkëpunëtorë e mbështetës, por edhe nga një masë e madhe njerëzish. Shumica e tyre kanë qenë e mbeten të panjohur për mua.
Në një mënyrë, këta njerëz më futën në borxh, pasi as më kanë kërkuar dhe as kam bërë për ta ndonjë nder apo favor të personalizuar. I vetmi nder që shkon edhe për ta, ka qenë rekordi turistik ku arritëm, infrastruktura më e mirë, qyteti më i pastër dhe plazhi që iu kthye qytetarit, ndricimi më i mirë publik, këndet e reja të lojërave për fëmijë, fushat e reja sportive për rininë, pishina natyrale e notit që rehabilituam, Limani i rivlerësuar, muzetë, Biblioteka dhe Galeria e Artit, kujdesi për shkolla e kopshtet dhe për moshën e tretë, nderimi që u bëmë vlerave qytetare, Saranda ku jetohet gjelbër etj., etj. Mbështetjen e këtyre ditëve nga të gjithë ju, as që mund ta mendoja se do të ishte e tillë, jashtë kësaj situate.
E kuptoj se shumë prej jush kjo zgjedhje fiktive dhe e paracaktuar, i ka lënë pa fjalë dhe ka zënë në befasi opinionin e shëndetshëm qytetar, i cili priste rikandidimin tim dhe jo spostimin e largimin tim. Komunikimi inkurajues i këtyre ditëve me ju, më ka ardhur si vlerësim i gjerë popullor për sa mundëm të bëjmë me bashkëqytetarët dhe për bashkëqytetarët e mi të respektuar, me biznesin lokal dhe partnerë të tjerë të vegjël e të mëdhenj, që na mbështetën për të bërë investime serioze, të rëndësishme e me impakt. Të tilla që i mbeten Sarandës, si gurë kilometrikë, të cilët nuk mund të shkulen si nga qyteti ynë i dashur, ashtu edhe nga memorja kolektive e sarandiotëve.
Ju më ndihmuat dhe më ndihmoni ta kaloj këtë situatë dhe këtë deformim vlerash, që së bashku krijuam dhe bëmë më të dallueshme. Me vlerësimet dhe konsideratat tuaja, ju të gjithë jeni bërë inkurajimi dhe motivimi im i madh, për të punuar me të njëjtin vullnet, qytetari dhe përkushtim, deri në ditën kur shiritin e kryebashkiakut do t?ia dorëzoj fituesit të garës zgjedhore të 21 qershorit. Do të punoj njësoj si në ditën e parë të mandatit tim, deri ditën e konstituimit të Bashkisë së re, që do të dalë nga këto zgjedhje, duke qenë njësoj kërkues për evidentimin dhe shtimin e vlerave që bartin qytetari.
Po aq i rreptë e i prerë do të jem deri në fund, së bashku me stafet e Bashkisë, në zbatim të ligjit e në kontrollin e territorit, duke mos i dhënë asnjë shans asnjë gaforreje të detit apo breshke të tokës, të shkatërrojnë në dy-tre muaj atë që bëmë, me shumë mundim e përkushtim, në 4 vjet qeverisje vendore në shërbim të qytetit dhe të qytetarëve. E kam shprehur edhe gjatë garimit tim dhe po e përsëris se do të dëshiroja shumë që Bashkia e mandatit 2015-2019 të vazhdonte të qeverisej nga të majtët, duke i dhënë vijimësi zbatimi strategjisë programore të Qeverisë Rama, vizioneve tona, që shohin më larg e janë më njerëzore dhe projekteve në proces, atyre që presin financim e të tjerave, që do të bëhen, për urbanizimin dhe modernizimin e mëtejshëm të qytetit dhe të gjitha pjesëve përbërëse të Bashkisë së re. Me mirënjohje të thellë e të përjetshme, miku dhe vëllai juaj Stefan Çipa
Policia e Kurbinit ka arrestuar një 15-vjecar pasi iu sekues...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ambasadori gjerman He...
Koordinatorja Kombëtare në Partinë Demokratike, Reila Bozdo...
Makina e zjarrfikëses së qytetit të Korçës është fotografuar...
Pas dorëzimit të ankimimit në Gjykatën Kushtetuese për ndrys...
Nga Dardan MUSTAFAJNjë video, në të cilën shfaqet gazetari S...
Trajtimi i kancerit është një proces i vështirë pasi jo çdo ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se gazetari Sok...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Hali...
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka përuarar ...
Prokuroria e Përgjithshme dërgoi një përfaqësues të saj në s...
Ish-zëvendësinistri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht publicist, ...
Dështimi grek nuk do të thotë që vendi duhet të largohet nga...
Gjigandi i teknologjisë Amazon ka deklaruar se ka gjeneruar...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj dekla...
Pensionistët e zhgënjyer dhe vonesat e pagesave të pensionev...
Nga fundjava e kaluar çmimi i karburanteve u rrit me 3 lek/l...
Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Gentian Çaka, 43...
Koço Kokëdhima, deputet i PS-së është përfshirë në një debat...
Eduard Shalsi është caktuar nga kryeministri Rama, si menaxh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...