Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Presidenti i Rusisë Putin komunikoi me një “linjë direkte” me popullin e tij. Por ky ritual demokratik shtesë në televizion po bëhet gjithnjë e më absurd, mendon Ingo Mannteufel.
Është bërë ndërkohë një traditë e mirë në Rusinë e Putinit: një herë në vit presidenti u përgjigjet në një emision televiziv prej disa orësh pyetjeve, që i drejtohen atij nga publiku në studio, përmes telefonit, internetit, me mesazhe sms si dhe në lidhje të drejtpërdrejta televizive. Në vështrim të parë kjo formë e komunikimit me popullin duket moderne dhe demokratike. Vetëm nëse e ndjek me vëmendje duket, që nuk janë qytetarët ata që flasin me përfaqësuesin më të lartë politik të zgjedhur prej tyre, por është sundimtari që flet me të nënshtruarit e tij.
Cari social
Spektakli është orkestruar në mënyrë rigoroze: fillimisht presidenti lejohet të japë vlerësimin e tij për gjendjen social-ekonomike. Lajtmotivi: kohët janë të vështira, por ai e ka gjithçka në kontroll. Pastaj ish-ministri rus i Financave, i orientuar nga ekonomia e tregut, Aleksej Kudrin lejohet që përmes një argumentimi të mençur, por të prezantuar me kujdes, të tërheq vëmendjen për deficitet e politikës ekonomike ruse. Kësaj kritike Putin i kundërvihet me shpjegimin, se me gjasë Kudrin kërkon shkurtime të mëdha në sistemin social dhe ka pak zemër për njerëzit.
Por që Putin e ka ndjenjën për njerëzit, kjo tregohet vazhdimisht gjatë orëve pasuese. Putin u premton të gjithëve mbështetje: bujqve, punëtorëve të industrisë së aviacionit, ndërtuesve të kozmodromeve, veteranëve, pensionistëve të ardhshëm, të sëmurëve, turistëve të Krimesë e shumë të tjerëve. Që politikanët u premtojnë shumë zgjedhësve të tyre, kjo është një praktikë e njohur edhe në shtetet perëndimore.
Megjithatë në këtë komunikim mes atyre që qeversin dhe të qeverisurve del në pah e veçanta e sistemit poltik rus: nuk flet sovrani i vetëdijshëm, që i kërkon një sqarim përaqësuesit të zgjedhur prej tij. Eshtë më tepër vasali rus që si një lutës i përunjur i kërkon ndihmë carit të përkushtuar. Dhe Putini premton përmirësime në retorikën parlamentare.
Mundësi të tjera rusët thuajse nuk kanë fare: institucionet demokratike si partitë, zgjedhjet dhe parlamenti janë po ashtu si edhe sistemi i drejtësisë vetëm fasada në Rusi. Sa u përket detyrave të mirëfillta demokratike të tyre, për t’i transfomuar në politikë interesat e qytetarëve, këto institucione janë zhveshur duke u njësuar me ekzekutivin. Rezultati është që presidenti qeveris si udhëheqës kombëtar me një burokraci të gjithëfuqishme. Kësisoj emisioni me pyetje në televizion është një shfaqje kafkaeske imitimi e mungesës së mundësive që njerëzit të influencojnë në mënyrë demokratike ndaj politikës në Rusi.
Kredibiliteti i Putinit lë për të dëshiruar
Edhe Ukraina dhe marrëdhëniet me Prëndimin luajtën rol në spektaklin me pyetjete. Nuk ishte e papritur, që Putini në thelb justifikoi politikën e jashtme të deritanishme. Duke e dëgjuar me vëmendje nga fjalët e Putinit mund të kuptosh se tani ai do të ndjekë një formë më të butë ndaj Ukrainës dhe Perëndimit: Ai mohoi, që Rusia e konsideron Perëndimin si armik. Në të kundërt ai mbrojti tezën, se Kremlini është i interesuar vetëm në një zgjidhje politike në Donbas. Por besimi tek fjalët e presidentit Putin lidhur me Ukrainën dhe Perëndimin le shumë për të dëshiruar. Tek e fundit Putin sërish u shpreh, se respekton sovranitetin e Ukrainës dhe se Krimeja nuk është aneksuar. Që ai pavarësisht shumë njoftimeve, fotografive dhe videove sërish e mohoi ekzistencën e ushtarëve rusë në Ukrainë, kjo nuk e përmirëson kredibilitetin e Putinit. Në Perëndim presidenti rus ndërkohë vlerësohet vetëm prej veprave të tij. Edhe rusët duhet ta bëjnë këtë nisur nga premtimet sociale të tij.
Në Bruksel qarkullojnë fjalët, se Athina me vetëdije synon n...
Një zbulim jo i zakonshëm tradhëtie ka ndodhur në Britaninë ...
Policia Kufitare në Kakavijë ka kapur 22 klandestinë në fsha...
Dy ditë më parë dy persona dhunuan shtetasin Arben Meçe duke...
44 vjecari nga Korca, që u dhunua para dy ditësh ka ndërruar...
Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimi...
Gjermania mban një shërbim përkujtimor për viktimat nga rrëz...
Në zbatim të Ligjit Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimi...
Një zbulim jo i zakonshëm tradhëtie ka ndodhur në Britaninë ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pret në Ua...
Henri Cili alias Neim Labinotsi dje eshte shfaqur ne takimin...
Një shpërthim shumë i fuqishëm vullkanik mund t’i japë fund ...
Agjencia financiare ”Standard and Poor’s” zbriti në klasifik...
Policia e Durrësit ka njoftuar për një grabitje në një banes...
Një tentativë grabitje ka përfunduar me një të plagsour. Mës...
Partia Demokratike zyrtarizoi sot kandidaten për bashkinë e ...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse NATO e çliroi Kosovën, skajin v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...