Romani i Victoria Hislop, “Ishulli” së shpejti në shqip
Romani “Ishulli” , vepra e famshme shkrimtares britanike Vic...
Dy forcat politike më të mëdha kanë zyrtarizuar pasditen e sotme kandidatët të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 21 Qershorit për Bashkinë e Tiranës. Opozita me Halim Kosovën, do të rivalizojë përballë Erion Veliaj të mazhorancës, duke garuar për bashkinë më të madhe në vend.
Ja cilat janë biografitë e dy kandidatëve
Halim Kosova
I lindur më 28 tetor 1954 është një politikan i ri, por një personalitet në fushën e tij. Ai ka përfunduar studimet në vitin 1977 në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 1982 ka përfunduar specializimin në Obstetri-Gjinekologji. Veç shumë specializimeve në Shqipëri dhe jashtë vendit, Halim Kosova në vitin 1985 ka realizuar për herë të parë në Shqipëri marrjen e gjakut në fetusin ?In-utero?, në periudha të hershme të shtatzënisë për diagnostikime të ndryshme. Kjo ngjarje ishte mjaft e rëndësishme për mjekësinë shqiptare në atë kohë.
Pas një periudhe të gjatë si mjek gjinekolog, në vitin 2001 ai emërohet Shef i Shërbimit në Repartin e Obstetrikës në Spitalin Universitar Obstreti-Gjinekologjik ?Mbretëresha Geraldinë?, Tiranë. Në vitin 2004 zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i këtij spitali, post të cilin e mban deri më 3 Prill 2013, kur dhe zgjdhet nga kryeministri i kohës Sali Berisha si Ministër i Shëndetësisë.
Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Halim Kosova ishte në listën e deputetëve të Partisë Demokratike të qarkut të Tiranes, duke arritur të zgjidhet deputet, post të cilin do duhet ta lërë tashmë, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për qytetarin e parë të Tiranës.
Erjon Veliaj
Ndryshe nga karriera e gjatë dhe vlerësuar e Halim Kosovës si mjek, kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj vjen nga një tjetër fushe, politika dhe aktivizmi para saj. I lindur në Tiranë më 19 Dhjetor 1979, Veliaj përfundon studimet Bachelor në Shkenca Politike në ?Grand Valley State University? në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus tek Integrimi Europian. Shfaqja e parë e Erion Veliajt në skenën publike dhe politike në Shqipëri ishte në vitin 2003 kur ai themeloi lëvizjen ?MJAFT?, një organizatë që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët për organizimin e protestave të veçanta dhe kreative kundër qeverisë Nano në atë kohë, duke ngritur disa kauza sociale dhe duke tërhequr vëmendjen e rinisë dhe shtresave të tjera të shoqërisë.
Në vitin 2008 vendos që t?i kushtohet politikës. Erion Veliaj dhe lëvizja ?Mjaft? krijojnë partinë ?G99?, e cila në zgjedhjet parlamentare të 2009, mori rreth 13 mijë vota në të gjithë vendin. Në vitin 2011, Erion Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, duke u kthyer në një nga figurat publike të socialistëve në shumë prej debateve para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 2013.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i qarkut Gjirokastër, mandat të cilin do ta linte pasi u zgjodh Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, post të cilin e mban aktualisht. Në këtë detyrë mori disa nisma të rëndësishme, siç është ajo e hapjes se dosjeve dhe reforma e pensioneve.
Romani “Ishulli” , vepra e famshme shkrimtares britanike Vic...
Ish-Zonja e parë dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary...
Halim Kosova, kandidati i zgjedhur nga Partia Demokratike pë...
Toka e Evropës ka shumë vende tërheqëse. Parisi është njëri ...
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu mori pjesë sot në ...
Të gjithë ndihemi mirë kur një llampë mund të lëvizë nëpër s...
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri i v...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar s...
Partia Socialiste sapo ka shpalluar zyrtarisht Erion Veliajn...
Jul Cezari mund të ketë vuajtur nga kriza vaskulare cerebral...
Partia Demokratike sapo ka shpalluar zyrtarisht Halim Kosovë...
Shumë prej jush mbase nuk e dinë që alkoli përdoret edhe për...
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka qenë në një inspekti...
Sipas një studimi thuhet se një gotë me lëng shege mund të p...
Kuvendi rrëzoi me 68 vota kundër kërkesën e Partisë Demokrat...
Jo-ja” përfaqëson një etapë shumë të rëndësishëm në evoluimi...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka arritur në konkluzionin se për...
Julinda Dhame, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombët...
Ish-Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Gonxhja përmes...
Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi se vendi i tij mund t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...