web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkesa për largim nga Shqipëria/ MB: Kontrolle në të gjitha pikat kufitare

14 Prill 2015, 10:41, Aktualitet CNA

Pas raportit të paraqitur nga autoritetet gjermane lidhur me kërkesën e lartë të shqiptarëve për azil, ka reaguar Ministria e Brendshme.

Përmes një deklarate për shtyp, MB shkruan se përgjatë 72 orëve të fundit Policia e Shtetit u ka refuzuar të drejtën e udhëtimit në zonën Shengen rreth 750 shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, të cilët rezultuan në shkelje të procedurave për udhëtim në zonën Shengen.

‘Policia e Shtetit ka shtuar masat e kontrollit në pikat kufitare, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Ministria e Punëve të Brendshme fton edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen, duke udhëtuar me dokumentacionin e rregullt dhe duke respektuar ditët e qëndrimit.

Rikujtojmë se është absolutisht e pamundur që shtetasit shqiptar, të fitojnë azil politik në vendet e BE-së’ shkruhet në deklaratë.





Lajmet e fundit nga