web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cani: Reformim të administratës për qëndrueshmëri në të ardhura

14 Prill 2015, 08:01, Ekonomi CNA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi në fjalën e tij se ruajtja e stabilitetit ekonomik është objektiv i qeverisë, ndërsa ka shtuar se qeveria nga ana e saj do të ketë si objektiv shmangien e akumulimit të borxheve ndaj biznesit.

Cani tha se duke qënë se kishim përgjithësisht buxhet një vjeçar projektesh që kishin një pjesë të vogël financimi në vitin e parë, krijoheshin detyrimet e prapambetura.

Ndaj tha ai, kërkohet kontroll i rreptë i gjithë nivelit të shpenzimeve në të ardhmen. Cani theksoi se tashmë po hartohen programe buxhetore afatmesme ku Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në kontrollin e shpenzimeve.

?Këto masa do të krijojnë një kuadër fiskal të qëndrueshëm?, deklaroi kreu i financave publike. Me këtë strategji, tha ai, synohet përmirësimi i ndjeshëm i marrëdhënieve të raportimit të qeverisë në Kuvend për monitorimin e programeve qeveritare duke rritur edhe përgjegjshmërinë e ministrave.

Për të forcuar menaxhimin e të ardhurave, Cani theksoi se do të punohet për reformimin e administratës me qëllim që të rritet efikasiteti e qëndrueshmëria në të ardhurat, gjë që sipas Canit, ka qënë një problem për më shumë se dy dekada.
Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të financave publike, Cani bëri të ditur se qeveria sapo ka filluar fushatën kundër informalitetit në sektorin e karburanteve, për të viuar më tej në të gjithë sektorët. Duke u ndalur në menaxhimine shepnzimeve, ministri Cani vuri në dukje se do t?u jepet prioritet programeve dhe projekteve që do të kenë ndikimin më të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në KE, Jean Eric Paquet, theksoi në fjalën e tij se strategjia e menaxhimit të financave publike është mjaft e rëndësishme. Bashkimi Europian, tha ai do të jetë gjithmonë prezent me programe dhe mbështetje për buxhetin . ?Zhvillimi i Shqipërisë duhet të bëhet edhe në bazë të menaxhimit të fondeve publike?, tha Paquet.

Konferenca është pjesë e angazhimit të Qeverisë Shqiptare ndaj qytetarëve dhe partnerëve për zbatimin e një sërë reformave të rëndësishme për mirëmenaxhimin e financave publike.

?Strategjia për Menaxhimin e Financave publike (MFP) për periudhën 2014-2020? është hartuar dhe miratuar nga qeveria shqiptare në dhjetor 2014.Strategji gjithëpërfshirëse, e cila pritet të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e përdorimit të burimeve publike, duke çuar në ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarët, si dhe duke përmirësuar ritmet e zhvillimit ekonomik të vendit.





Lajmet e fundit nga