web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apple lançon laptopin më të hollë të krijuar ndonjëherë

12 Prill 2015, 05:30, Tech CNA

Apple ka lançuar modelin më të ri të laptopit MacBook. Laptopi vjen me dizajn të ri dhe është më i hollë i krijuar ndonjëherë. MacBook ka një  ekran  12 inç me opsionin e Retina Display, si dhe me një rezolucion prej 2304 x 1440 piksel. MacBook mbështetet nga procesori Intel Core M dhe përdoruesit mund të zgjedhin mes varianteve prej 1.1 GHz dhe 1.3 GHz dual core.

Të gjitha modelet e MacBook të ri vijnë me 8GB RAM dhe përdoruesit gjithashtu mund të zgjedhin në mes versionit me 256GB dhe 512GB memorie të brendshme. Pritet që çmimet për MacBook e ri të fillojnë që nga 1,299 dollarë.





Lajmet e fundit nga