web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afërsisht 6 mijë libra i dhurohen Bibliotekës së Qendrës Kulturore Shqiptare në Ankara

10 Prill 2015, 16:51, Aktualitet CNA

Me afërsisht 6 mijë libra të dhuruar me porosinë e edukuesit, shkrimtarit dhe poetit të ndjerit Necip Alpan i lindur në Shqipëri, synohet të zgjerohet biblioteka e krijuar në Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara. Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj në një deklaratë se Alpan ka lindur në Shqipëri në vitin 1920 dhe më pas ai ka emigruar në komunën Soke të Ajdënit në Turqi.

Muçaj i cili thekson se ai gjatë gjithë jetës së tij ka mbledhur libra në lidhje me gjuhën, letërsinë dhe rajonin e Shqipërisë dhe gjithashtu gjatë periudhës që ai ka jetuar ka mbledhur dhe gazeta në gjuhën turke, shqipe, frëngjisht dhe në gjuhën angleze dhe Alpan këto i ka lënë emanet që të dhurohen me qëllimin ruajtjen e mirë të tyre.

Muçaj thekson gjithashtu se këtë bibliotekë e cila përbëhet nga gjashtë mijë veprave e kemi transportuar me kujdes në qendrën kulturore shqiptare në Ankara ku dhe para disa muajsh e prezantuam për publikun. Në këtë bibliotekë ?gjenden vepra të rralla me shkrim dore të cilat nuk mund të gjenden në Shqipëri dhe në Kosovë. Librat pasi u sollën në Ankara janë klasifikuar dhe inventarizuar nga një ekip ekspertësh të ardhur nga Shqipëria dhe se kjo bibliotekë është një thesar i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën.





Lajmet e fundit nga