web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kukës/ Qytetarët dynden për pasaporta: S’kemi bukë për të ngrënë, duam të ikim

9 Prill 2015, 11:00, Aktualitet CNA

Punonjësit e postave në Kukës kanë deklaruar se ka shitje të madhe kuponash për pasaporta, ku vetëm në 2 orë janë shitur 50 të tillë. ?Kërkesa të mëdha për udhëtim në Gjermani. Shitje e madhe kuponash për pasaporta. 50 kupona për pasaporta u shitën në 2 orë. Në një javë janë shitur 510 kupona. Kërkesat nga familjarë dhe të rinj. 90 kërkesa për procedurë të përshpejtuar. Kërkesat për pasaporta në rritje?, kanë theksuar punonjësit e postës. Ndërkohë, qytetarët, nga ana e tyre, janë shprehur se duan të ikin, pasi jetesa e tyre është bërë e vështirë. ?Duam të ikim, s?kemi bukë për të ngrënë. S?kemi rrugë tjetër veçse të largohemi?, janë shprehur qytetarët.

 

 





Lajmet e fundit nga