web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karroca për fëmijë e një babai të mërzitur arrin në 150,000 paund në eBay

7 Prill 2015, 22:14, Kuriozitete CNA

Dje, një babi i zhgënjyer i tre fëmijëve u bë i famshëm kur ai listoi karrocën e fëmijëve të tij në eBay.

Karroca nuk kishte asgjë të veçantë, në fakt shitësi i saj ukjoel25 u tregua i shkathët për të bërë me dije se ‘gjatë jetës së saj ajo kishte mbajtur çdo lëng të mundshëm të njohur nga shkenca dhe disa të tjera ende të pazbuluara të derdhura nga fëmijët e tij. ‘

Por pavarësisht kësaj duket se karroca arriti rreth 200 kërkesa, ose një total prej 153,800 paund, shifër që vazhdon të rritet ende.

Mendohet se përshkrimi unik që shitësi kishte bërë kishte tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Ai thoshte: ‘Kjo karrocë është blerë kundër dëshirës sime para shumë vitesh nga gruaja ime, sepse unë nuk doja të kisha fëmijë.?

 

 





Lajmet e fundit nga