web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ora me zile që mund të shpëtojë lidhjen tuaj

7 Prill 2015, 21:59, Kuriozitete CNA

A ndani shtratin e me dikë i cili nuk duhet të çohet herët në mëngjes dhe shqetësohet nga alarmi i orës suaj? Ndihma është duke arritur.

Një fillim i mbarë për një orë me zile te quajtur Wak? e cila mund të zgjojë njerëzit individualisht pa shqetësuar të tjerët ka arritur një çmim prej 50,000 dollarësh brenda një jave.

?Nëse teknologjia moderne mund të zgjidhë kaq shumë probleme pse ne çohemi nga gjumi në të njëjtën mënyrë si kemi bërë edhe para 30 vjetësh??, shprehet shefi ekzekutiv i kësaj kompanie.

Në ndryshim nga një alarm i zhurmshëm, pajisja përdor një vijë drite dhe tinguj për të çuar njerëzit nga shtrati.

Pajisja vihet në mur pas shtratit dhe punon nëpërmjet smarfonit. Kur vjen ora e zgjimit ajo përdor një sensor të nxehtësisë së trupit për tju gjetur. Në vend të zhurmës së madhe për tju zgjuar ajo përdor një dritë dhe tinguj të lehtë të cilët përcillet direkt tek pjesa juaj e shtratit.

 

 





Lajmet e fundit nga