Gati argumentet mbyllëse në gjyqin e Carnaevit
Prokurorët dhe avokatët mbrojtës po përgatisin argumentet mb...
Ambjentalistët paralajmërojnë se bota po përballet me mungesa serioze të ujit dhe Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë përjashtim. Ndërsa në disa pjesë të vendit mund të ketë patur shumë reshje dëbore dhe shiu, kjo nuk ndodh në jugperëndim. Kalifornia ka më shumë se dy vjet që po vuan pasojat e thatësirës. Guvernatori i saj ka urdhëruar një pakësim të detyrueshëm të përdorimit të ujit për të parandaluar shpërdorimet. Ky shtet është duke kërkuar gjithashtu teknologji të reja që do ta ndihmonin t’i rezistonte më shumë thatësirës.
Ndërsa pjesët qendrore dhe lindore të vendit u përballën me reshje dëbore rekord dimrin që kaloi, Kalifornia përjetoi nivelet më të ulta të borës prej disa dekadash.
“Jemi duke qëndruar mbi barin e thatë në vend që të ishim mbi 1 metër e gjysmë dëborë. Është një thatësirë historike dhe kjo kërkon masa të papara. Për këtë arsye kam nxjerrë një urdhër ekzekutiv që parashikon ulje të ndjeshme të përdorimit të ujit në të gjithë shtetin tonë,” thotë Jerry Brown, guvernator i Kalifornisë.
Urdhri ekzekutiv i lëshuar nga guvernatori i kërkon Bordit të Burimeve Ujore që të ulin përdorimin e ujit me 25 për qind në të gjithë Kaliforninë. Guvernatori Brown tha se nga ky urdhër do të preken 38 milion vetë. Gjatë nëntë muajve pritet të kursehen qindra mijëra litra ujë.
Racionimi i detyrueshëm i ujit është i pashembullt në Shtetet e Bashkuara, dhe disa në Kaliforni janë kundër, duke thënë se kursimi i ujit duhet të jetë vullnetar. Masat e mëparshme për të luftuar thatësirën nuk e kanë përmirësuar gjendjen. Guvernatori paralajmëroi njerëzit të jenë të përgatitur për të ndryshuar stilin e jetesës:
“Ideja që njerëzit t’i ujitin çdo ditë me ujë të bollshëm bahçet e tyre të vogla do t’i përkasë së kaluarës. Ne nuk do të ndryshojmë çdo gjë brenda natës, por kjo është një periudhë kalimtare “.
Kjo periudhë tashmë ka filluar në pjesët mjaft të nxehta të Kalifornisë jugore. Në vend të ujitin lëndinat për t’i mbajtur të gjelbra gjatë verës, shumë njerëz po paguajnë kompanitë që t’ua lyejnë ato me ngjyrë të gjelbër.
“Në këtë mënyrë nuk ke nevojë ta ujitësh lëndinën në kohë thatësire, prandaj kjo është një ide e mirë,” thotë Marta Gomez.
Kompania Lucky Lawn, e specializuar për lyerjen e lëndinave, thotë se boja që ajo përdor në fakt i bën mirë barit.
“Është 100 për qind jo-toksike. Pasi thahet boja, e gjithë familja mund të shkojë e ta shijojë lëndinën, “ thotë Drew McLellan, i kompanisë Lucky Lawn.
Fermerët në Kaliforni janë veçanërisht të prekur nga thatësira. Një grup matematikanësh po përpiqet të ndihmojë:
“Çdokush do të dëshironte të fitonte sa më shumë duke përdorur sa më pak ujë. Prandaj, si matematikanë, një nga gjërat që ne shpresojmë të ofrojmë është një mënyrë tjetër zgjidhjeje. Për shembull, çfarë duhet mbjellë, cila duhet të jetë strategjia e rotacionit të bimëve?” thotë matematikania Kathleen Fowler.
Guvernatori Brown thotë se Kalifornia është një shtet që po çan një rrugë të re, ku njerëzit janë bashkuar për të ndërtuar një jetë më të mirë. Kjo, thotë ai, kërkon kursim, bashkëpunim dhe novacion.
Prokurorët dhe avokatët mbrojtës po përgatisin argumentet mb...
Në Jemenin jugor sot pati përleshje të ashpëra mes rebelëve ...
Mediat shtetërore të Sirisë sot raportojnë se militantët e g...
Për shkak të reshjeve të dëborës të rikthyera sërish gjatë k...
Mëngjesin e sotëm, kulmet dhe rrugët e kryeqytetit të Kosovë...
Dy emigrantë kanë vdekur në një aksident të tmerrshëm në lin...
Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se marrëveshja ko...
Shtatë anëtarë të një familjeje janë mbytur në Kinë pas një ...
Ambasadori i ri i SHBA në Kosovë, Greg Delawie është nominua...
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq pritet të ndërmarrë dy...
Paraqitjet përfundimtare në procesin kundër të akuzuarit për...
Marina ushtarake kineze është në pritje të tre nëndetëseve b...
Masakra e milicëve somalezë Al Shabaab ndaj studentëve kenia...
Kryengritësit shiitë huthi në Jemen kanë përparuar akoma edh...
Talibanët afganë kanë publikuar një biografi surprizë të lid...
Autoritetet në Kenia kanë identifikuar një prej anëtarëve të...
Presidenti Barak Obama thotë se marrëveshja kornizë me Irani...
Një grup vëzhgues thotë se Shteti Islamik ka nën kontroll pj...
Pas një përmirësimi të motit në Kosovës, është rikthyer dimr...
Një polic egjiptian është vrarë në një shpërthim bombe pranë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...