Aksionet e Bankers në Toronto rriten lehtë
Pavarësisht shpërthimit të dy puseve të naftës në zonën e Pa...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës ku shqyrtoi dhe miratoi ?Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014? dhe ?Deklaratën e Stabilitetit Financiar? për të njëjtën periudhë, si pjesë të tij.
Banka e Shqipërisë vlerëson se gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2014, gjendja dhe ecuria e sektorit bankar dhe e sistemit financiar u paraqit e qëndrueshme. Vëllimi i aktivitetit është zgjeruar dhe situata financiare është përmirësuar me tej.
Në sektorin bankar, treguesit e likuiditetit dhe të kapitalizimit të sektorit, gjatë periudhës dhe në vijim, paraqiten në nivele të kënaqshme. Cilësia e portofolit të kredisë është përmirësuar në fund të vitit, ndonëse niveli i kredive me probleme vazhdon ende në nivele të larta. Mbulimi me provigjione dhe kolateralizimi i kredisë me probleme është në nivele të mira.
Kuadri makroekonomik është paraqitur i qëndrueshëm, duke mbështetur ecurinë e sistemit financiar. Përmirësimi i rritjes ekonomike dhe veprimet e politikës fiskale dhe të asaj monetare, janë shoqëruar me një funksionim të mirë të tregjeve financiare dhe ulje të kostove të financimit.
Megjithatë, rreziqet në veprimtarinë e sistemit financiar dhe të sektorit bankar, si nga ndërveprimi me mjedisin ekonomik rrethues të brendshëm dhe të jashtëm, ashtu edhe nga struktura e veprimtarisë së tij, mbeten të pranishme, ashtu siç provohet edhe nga ushtrimi i provës se rezistencës. Rreziku i kreditit mbetet shqetësimi kryesor. Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë, së bashku me Qeverinë Shqiptare dhe në bashkëpunim me FMN-në, do të angazhohet në nismën për të rishikuar procesin e administrimit dhe të zgjidhjes së kredive me probleme, në të gjitha aspektet e tij, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë e të qëndrueshme. Në këtë bashkëpunim, Banka e Shqipërisë do të jetë aktive, në kuadër të rolit të saj si autoritet mbikëqyrës dhe marrëdhënies që ka me industrinë bankare.
Ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve të tjera, të tregut dhe të likuiditeti, vlerësohet i kufizuar, ndonëse Banka e Shqipërisë kërkon nga bankat që vlerësimi i këtyre rreziqeve prej tyre të behet rregullisht.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë analizoi dhe miratoi ndryshimet e propozuara në lidhje me Rregulloren ?Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja?.
Këto ndryshime u realizuan me qëllim shfuqizimin e përdorimit të teknikave të zbutjes së rrezikut të kredisë nga bankat, për qëllime të provigjionimit, ndërkohë që këto teknika tashmë njihen nga autoriteti dhe trajtohen plotësisht në dispozitat e rregullores ?Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit?. Ato do të përdoren nga bankat për qëllime të zbutjes së rrezikut të kredisë, në funksion të llogaritjes së vlerës së ekspozimeve dhe të nevojave për kapital, për monitorimin e rrezikut të kredisë.
Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë analizoi dhe miratoi ndryshimet e propozuara në lidhje me Rregulloren ?Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e bankave të huaja?.
Këto ndryshime u realizuan me qëllim përshtatjen e kërkesave të autoritetit për publikimin e informacionit nga bankat, sipas kërkesave të reja të rregullores ?Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit?, në funksion të rritjes së transparencës dhe nxitjes së disiplinës së tregut.
Inkurajimi i disiplinës së tregut, nëpërmjet plotësimit në vazhdimësi të kërkesave për publikimin e informacionit, i lejon aktorët e tregut të vlerësojnë informacionin e paraqitur mbi kapitalin, ecurinë financiare, ekspozimin ndaj rrezikut, vlerësimin dhe administrimin e rrezikut etj.
Pavarësisht shpërthimit të dy puseve të naftës në zonën e Pa...
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se gjatë vitit 2014, remita...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financa...
Eksportet e uiskit në Skoci hyjnë në krizë, gjithnjë për shk...
Andrew Getty, nipi i J Paul Getty dhe nga trashëgimtarët e p...
Investimet e huaja direkte po shkojnë gjithnjë në tkurrje. E...
Disa banka kanë shprehur interes për të financuar borxhin pr...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se totali i depozitave në sis...
Kompania ajrore gjermane, Lufthansa ka ndarë mënjanë një shu...
Euro vijon trendin e rënies drejt rekordit të pritshëm për z...
8.9 miliard lekë ka qënë buxheti i akorduar për vitin 2015 p...
Këto ditë në territorin e portit të Durrësit ka nisur puna p...
Meggle Albania është filiali I kompanisë gjermane të produkt...
INSTAT ka publikuar sot të ardhurat gjatë muajit shkurt, ku ...
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës j...
Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit të Ekonomisë, M...
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) lloga...
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Grupit të Bankës Botërore n...
Rritja e xhiros së biznesit është ngadalësuar gjatë tremujor...
Tregu i telefonisë së lëvizshme po orientohet më shumë te sh...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...