web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nasa dërgon një çift binjakësh në hapësirë për një eksperiment një vjeçar

29 Mars 2015, 21:21, Aktualitet CNA

 

Nasa ka nisur një çift binjakësh në hapësirë për të kuptuar se si ndryshon trpi i njeriut tekasa jeton për një periudhë të gjatë në hapësirë.

Astronauti Amerikan , 51 vjeçar  Scott Kelly, dhe kolegu i tij Rus Mikhail Kornienko dhe Gennady Padalka fluturuan në hapësirë të shtunën në mëngjës .

Ndërkohë binjaku identik i Kellit, Marku, një astronaut në pension ka marrë pjesë në disa testime ashtu si dhe binjaku i tij. Kur Kelly të kthehet nga orbita, vëllezërit do të testohen edhe një herë për të bërë të mundur qe shkencëtarët të vënë re se si ndryshon trupi në hapësirë.

Ky lëshim është përpjekja e parë e  Nasas për një udhëtim një vjeçar. Anija do të udhëtojë në katër orbita të tokës para se të arrijë në stacionin  ndërkombëtar të hapësirës pas rreth gjashtë orësh.

Midis këtij marsi dhe atij të vitit tjtër  Kelly and Kornienko, do tu nënshtrohen eksperimenteve mjekësore për të arritur në kapsulën e populluar të viti 2017.

Në një ambjent pa gravitet kockat, muskujt dhe sistemi imunitar dobësohen.

Doktorët  do të vlerësojnë se cfarë ndodh me trupin kur edhe periudha e ndënjies në hapësirë është më e gjatë.

Teksa NASA nuk ka dërguar njeri në hapësirë për më shumë se shtate muaj, Rusia mban ende rekordin botëror të 14 muajve, në vitin 1994-95.

 





Lajmet e fundit nga