Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore 2015, ku përfshihen datat e zhvillimit të pesë provimeve, kohëzgjatja e tyre si dhe struktura e testit. Këtë vit, MAS ka reduktuar me një orë kohën e zhvillimit të provimeve të maturës, pasi nga 4 orë që ishte vjet këtë vit kohëzgjatjen e dy provimeve me zgjedhje e kanë bërë 3 orë. Provimi i parë i maturës edhe për këtë vit do të jetë gjuha e huaj me detyrim, i cili do të zhvillohet në 23 maj. Ndërsa të fundit janë dy provimet me zgjedhje që do të zhvillohen në datën 19 qershor. Struktura e testit do vijojë të jetë ajo e viteve të mëparshme. Provimet e maturës i jep maturanti i vitit shkollor 2014-2015 që ka përfunduar me sukses vitin e fundit shkollor dhe ka plotësuar formularin A1. Si dhe maturantët e viteve të mëparshme që kanë plotësuar formularin A1Z. Sipas rregullores së maturës, kandidati nuk quhet kalues nëse ka marrë më pak se 20 % të pikëve të testit.
Datat dhe kohëzgjatja
Ministria e Arsimit ditën e djeshme ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e provimeve të maturës shtetërore. Në datën 23 maj, rreth 45 mijë maturantë do të japin provimin e detyruar të gjuhës së huaj, ndërsa në 29 maj provimin e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë, në 9 qershor provimin e Matematikës, ndërsa të fundit janë provimet me zgjedhje të cilët do të jenë në 19 qershor.
Vitin e shkuar MAS për herë të parë maturantëve ju la në dispozicion për provimet me zgjedhje 4 orë, ndërkohë që në udhëzimin nr.8, i datës 26 mars, një orë që ua dha vjet e ka hequr sivjet. Pra maturantët këtë vit do të kenë në dispozicion vetëm tre orë për zhvillimin e testeve të dy provimeve me zgjedhje. Udhëzimi përcakton se: ? ?Provimet e detyruara dhe me zgjedhje fillojnë në orën 10:00. Provimet e detyruara zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Kandidatët që do të japin provim të maturës shtetërore njërën nga lëndët me zgjedhje, do ta fillojnë provimin në orën 11:30 dhe do ta përfundojnë atë në orën 13:00?. Edhe këtë vit testi i gjuhës së huaj me detyrim do të hartohet nga AKP, por do të administrohet nga DAR/ZA, pasi edhe këtë vit nota që maturantët do të marrin në këtë provim nuk do të llogaritet në formulën e maturës shtetërore. Në këtë udhëzim për herë të parë përcaktohet se brenda datës 25 maj, drejtorët e shkollave duhet të informojnë maturantët mbetës në provim që nuk duhet të hyjnë në provimet e maturës, edhe pse provimet nisin që më datë 23 maj me gjuhën e huaj me detyrim. Maturantët e shkollave pedagogjike dhe seksionet dygjuhëshe, provimet ?gjuhë dhe letërsi italiane?, ?gjuhë dhe letërsi greke? dhe ?gjuhë frënge? provimin do ta zhvillojnë në datën 19 maj 2015 pranë shkollave përkatëse.
Përbërja e testit
Para se të futen në provimet e maturës, maturantët e dinë që nëse nuk marrin 20% të pikëve të testit, nuk konsiderohen kalues. Përcaktimi i pikëve dysheme është një ndër risitë më pozitive të maturës 2014, e cila pritet që të sjellë rritjen e cilësisë së maturantëve që do të fitojnë një të drejtë studimi në universitetet publike. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Pra, një maturant që quhet kalues në provimet me detyrim duhet të marrë jo më pak se 10 pikë në secilin prej tre provimeve me detyrim. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Dhe me kriterin e vendosur që një maturant është kalues kur merr 20% të testit, në provimet me zgjedhje ata duhet të marrin minimalisht 8 pikë, pra notën 4.5 që të quhen kalues. Në pikën 9 të këtij udhëzimi përcaktohet se maturantët mbetës në provimet e maturës shtetërore kanë të drejtën e provimit në sezonin e dytë.
Instituti Demokratik Amerikan (NDI) ka publikuar sot rezult...
Shefja e Marrëdhënieve me Publikun Valerie O’Brien ka vizitu...
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nëpërmjet një s...
Oficerët e policisë, sa herë që bëjnë shërbime jashtë qyteti...
Sipas studimit “Vlerësimi i riskut të krimit të organizuar”,...
Fushata sensibilizuese e Avokatit të Popullit Igli Totozani ...
Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ile...
Nesër drafti i arsimit të lartë do të kalojë për miratim në ...
Provimi i detyruar i gjuhës së huaj nuk do të mund të jepet ...
Studentët dhe pedagogët kanë vendosur të protestojnë ditën e...
Nisma e Eco Bicycle për të ndihmuar qytetin të marrë një pa...
Aktorët e Teatrit “A.Z. Çajupi” në qytetin e Korçës kanë ndë...
Lidhur me sindromën Down janë disa fakte të cilat janë karak...
Sot është Dita Botërore e të gjithë fëmijëve dhe njerëzve që...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në simpoziumin “Roli...
Presidenti Bujar Nishani, gjatë fjalës së mbajtur në konfere...
Kryeministri Edi Rama, shpërndau sot për zonën e Fushë Krujë...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka prekur një problem mja...
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka nënshkruar sot një marrëv...
Për një periudhë 1-vjeçare, mbi 40 mijë fermerë janë futur n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...