web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria nënshkruan traktatin ndërkombëtar kundër trafikimit të organeve

25 Mars 2015, 12:29, Aktualitet CNA

Katërmbëdhjetë shtete evropiane nënshkruan sot në  Spanjë, Konventën e Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore, traktati i parë ndërkombëtar që synon parandalimin dhe luftimin e trafikimit të organeve njerëzore.

Konventa u nënshkrua nga Shqipëria, Austria, Belgjika, Republika Çeke, Greqia, Italia, Luksemburgu, Norvegjia, Republika e Moldavisë, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Ajo është e hapur për nënshkrim nga çdo shtet në botë dhe do të hyjë në fuqi kur pesë shtete ta kanë ratifikuar atë.

Nënshkrimi i kësaj konvente synon të parandalojë trafikimin e organeve njerëzore, duke kërkuar nga shtetet që të sigurojnë transparencën e sistemit të tyre kombëtar për transplantimit të organeve, si dhe qasje të barabartë në shërbimet e transplantimit.





Lajmet e fundit nga