web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa më gjatë të ushqehen fëmijët me gji, aq më shumë do të arrijnë në jetë

22 Mars 2015, 20:12, Lifestyle CNA

Sipas një studimi të madh dhe afatgjatë, bebet që ushqehen me gji bëhen të rritur më të edukuar dhe më të zgjuar. Kërkuesit në Brazil ndoqën rreth 6,000 bebe që nga lindja për rreth tre dekada për të mësuar më shumë rreth ushqyerjes me gji. Rreth 3,500 e tyre tashmë 30 vjeçarë pranuan ftesën për tju nënshtruar një testi inteligjence. Sipas studimit u vu re se ata që ishin ushqyer me gji ishin më inteligjentë dhe kishin bërë më shumë vite shkolle në krahasim me ata që nuk ishin ushqyer me qumesht gjiri.
Tashmë është pothuajse e ditur se ushqyerja me gji rrit nivelin e inteligjencës. Nuk është vetëm mosha e pjesëmarrësve që e bën këtë studim të pazakontë. Por nga të gjithë komplikacionet e ushqyerjes me gji u vu re dhe niveli, pra nga shtresa dhe familje të ndryshme. Pra të zgjuarit e moshës 30 vjeçare nuk i përkisnin vetëm familjeve të mira.
Gjithashtu kërkimi zbuloi se sa më gjatë të ushqehen fëmijët me gji aq më shumë përfitime do të kenë nga kjo. Fëmijët që ishin ushqyer me gji deri në moshën 1 vjeçare ishin katër herë më inteligjentë se sa ata që kishin pirë qumësht gjiri për më pak se një muaj.  Sipas ekspetëve nënat duhet ti ushqejnë fëmijët e tyre me gji sa më gjatë që të munden. Përveç faktit që ushqimi me gji i mbron fëmijët nga infeksioni në vesh, ata janë më të mbrojtur edhe nga vdeket e papritura të të porsalindurve dhe nga obeziteti. Por sipas ketij studimi ushqyerja me gji përkthehet edhe në inteligjencë.





19:00 Lifestyle

Grande në NY

Koncerti i saj në New York ka qenë i mrekullueshëm ashtu si ...

14:00 Lifestyle

Fejohet Zayn Malik

fansat e grupit më të preferuar britanik One Direction duhet...

Lajmet e fundit nga